Prokurorja Esmeralda Ndoci e Prokurorisë së Shkodrës do të përballet të enjten më 12 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Xhensila Pine, Pamela Qirko dhe Brunilda Bekteshi.
Esmeralda Ndoci përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2016 dhe u emërua në Prokurorinë e Rrethit të Shkodrës, ku vazhdon ta kryejë funksionin.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurorja Esmeralda Ndoci nga viti 2015 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2015, prokurorja Esmeralda Ndoci nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, ajo deklaron pasuri me vlerë rreth 992 mijë lekë.
Ndoci zotëron kursime në cash prej 850 mijë lekësh, një automjet me vlerë 140 mijë lekë si dhe likujditete bankare prej 2812 lekësh.
Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 3.8 milionë lekë dhe burojnë totalisht nga paga për shkak të funksionit të prokurores.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Deklarata Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al