Skeda e pasurisë së deklaruar Rovena Zoto– Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar Rovena Zoto– Prokuroria e Tiranës

Prokurorja Rovena Zoto (Bozo) e Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten më 17 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Alma Faskaj.

Rovena Zoto përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe e ushtroi funksionin për gati një dekadë në Prokurorinë e Lushnjes. Prej vitit 2022, ajo punon si prokurore në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurores Rovena Zoto nga viti 2009 deri në fund të vitit 2019.

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurorja Rovena Zoto (Bozo).

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2009, prokurorja Rovena Zoto deklaronte pasuri me vlerë 1.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 5.4 milionë lekëve.

Ajo zotëron familjarisht kursime në cash prej 2.8 milionë lekësh, likujditete bankare prej 1.4 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 1.1 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 20 milionë lekë, nga të cilat 56% kanë si burim pagën e subjektit, 16% nga paga e familjarëve dhe 27% nga të ardhurat e bashkëshortit nga avokatia.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një dhuratë në cash nga prindërit si dhe deklarimet e bashkëshortit mbi kursimet e tij.

Subjekti Rovena Zoto (Bozo) në deklarimin para fillimit të detyrës deklaron likuiditete në shumën 1,300,000 lekë dhe të ardhura dhuratë nga prindërit në shumën 500,000 lekë. Në vitin 2011, deklarimit i shtohet bashkëshorti, i cili deklaron ndër të tjera të ardhura nga emigracioni dhe puna në Drejtorinë e Policisë ndër vite, përkatësisht në shumat 2,000,000 lekë dhe 780,000 lekë, por nuk është e qartë nëse këto të ardhura janë gjendje cash/likuiditete në bankë apo janë pasqyruar si burim i pasurisë ekzistuese të bashkëshortit.

Në vitin 2017, bashkëshorti i subjektit deklaron fitimin e së drejtës së trashëgimisë në pjesë 1/3 për dy apartamente dhe një ndërtesë në proces legalizimi në Lushnje.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *