Prokurori Besnik Muçi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Artikull kryesor Lajme KPA Lajme Vendi

Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese, akte në gjuhën greke dhe turke në Kolegj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të mos lejojë marrën si provë të disa akteve të paraqitur nga anëtarit më i ri i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, pasi ato nuk ishin në formën e kërkuar nga ligji.

Gjyqtari Besnik Muçi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit refuzoi të hënë një seri aktesh të sjella në cilësinë e proveës nga anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, pasi ato ishin paraqitur në gjuhë të huaj dhe jo në formën që e kërkon ligji.

“Trupi gjykues vendosi të mos lejojë marrjen si provë të akteve në gjuhën greke dhe turke, për arsye se ato nuk ishin të legalizuara në rrugë diplomatike ose me vulë apostile, ndërkohë qe lejoi marrjen si provë të akteve të tjera shkresore,” tha KPA nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

“Lidhur me aktet që u lejuan të merren si provë, trupi gjykues i kërkoi Komisionerit Publik të paraqesë një vlerësim në seancës e radhës,” shtoi KPA.

Me 18 tetor Muçi u betuar përpara Presidentit të Republikës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Muçi, i cili ka mbaruar studimet në vitin 1995 dhe ka punuar për 20 vjet si prokuror, arriti të kalojë shkallën e parë të vetingut në vitin 2018. Megjithatë, vendimi u apelua dhe ai po përballet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit me kërkesën për shkarkim të Komisionerit Publik.

Të hënën subjekti i rivlerësimi i kërkoi Kolegjit administrimin e një serie provash mbi ankimin e paraqitur nga Komisioneri Publik.  Gjatë seancës gjyqësore në KPA, palët u shprehën mbi përgjigjet e ardhura nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë si dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, mbi informacionet shtesë të nevojshme për çështjen, të kërkuara nga trupi gjykues seancën paraardhëse.

Seanca e radhës ndaj gjyqtarit do të zhvillohet të enjten më datë 7.11.2019, ora 09:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *