Trupa gjyqësore e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një seance. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-prokurorit Avni Kraja

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të hënës më 23 tetor, vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-prokurorit të Tiranës, Avni Kraja. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Ina Ramën dhe anëtarë Mimoza Tasin, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomon, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Krajës, kundër vendimarrjes së Komisionit.

Avni Kraja u shkakrua nga detyra më 18 maj 2021, pasi Komisioni konkludoi se ai nuk kishte qenë bashkëpunues gjatë procesit të vetingut, si dherezultoi me pamundësi financiare.

Avni Kraja e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe përgjatë tre dekadave e ushtroi funksionin e prokurorit në Lushnjë, Krujë, në Shkodër e më vonë në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *