Gjyqtarja Lindita Sinanaj e Gjykatës Administrative të Apelit para seancës në KPK. Foto: LSA
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Lindita Sinanaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 30 prill lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit, Lindita Sinanaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Ramën dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Sinanajt ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Gjyqtarja Lindita Sinanaj u shkarkua nga detyra më 8 korrik 2021 për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, nuk u gjetën probleme në pastërtinë e figures dhe profesionalizmin.

Lindita Sinanaj e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Prej vitit 2013 dhe deri në shkarkimin nga detyra, ajo e ushtroi funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *