Prokurori Olger Eminaj i Prokurorisë së Rrethit Korçë do të përballet të martën më 28 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu.
Olger Eminaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe punon prej më shumë se një dekade si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Korçë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurori Olger Eminaj nga viti 2009 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2009, prokurori Olger Eminaj zotëronte pasuri me vlerë 7.4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 7.8 milionë lekëve.
Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 6.8 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 829 mijë lekësh si dhe automjet me vlerë 150 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 17.6 milionë lekë, nga të cilat 53% kanë si burim pagën e tij nga funksioni, 45% pagën e familjarëve si dhe rreth 1% nga mësimdhënia.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 9 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” dhurimin e shtëpisë së tij të banimit.
Në deklarimin Para Fillimit të Detyrës, subjekti deklaron se zotëron katin e tretë të një shtëpie private në Korçë, ndërtuar në vitin 2004 me sipërfaqe 115m2 dhe me vlerë 50,000 euro. Ai deklaron gjithashtu se shtëpia është e dhuruar dhe nuk disponon ende dokumente.
Deklarata Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2009
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al