Skeda e pasurisë së deklaruar – Englantina Shehu – Prokuroria e Durrësit
KPK Lajme Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Englantina Shehu – Prokuroria e Durrësit

Prokurorja Englantina Shehu e Prokurorisë së Durrësit do të përballet të martën më 28 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu.

Englantina Shehu përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe u emërua prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. Prej vitit 2021, ajo e ushtron detyrën në Prokurorinë e Durrësit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga prokurorja Englantina Shehu nga viti 2013 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurorja e Durrësit, Englantina Shehu.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2013, prokurorja Englantina Shehu nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e saj familjare është 9.8 milionë lekë.

Znj. Shehu zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 7.1 milionë lekë, likujditete bankare prej 1.8 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 892 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 13.7 milionë lekë, nga të cilat gati 42% kanë si burim pagën e saj si prokurore, 38% pagën e familjarëve si dhe 20% burojnë si dhuratë nga familjarët.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 6 vite të deklarimit, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” kontributin e familjarëve, që ka shërbyer si burim i pjesshëm për blerjen e një apartamenti. Më konkretisht, subjekti deklaron në vitin 2015 blerjen e një apartament banimi me sipërfaqe 62.3 m2 në Tiranë në shumën 52,000 euro, me burim kredi bankare prej 30,000 eurosh, ndihmesë nga prindërit e bashkëjetuesit në vlerën 20,000 euro si dhe 2,000 euro kursime të bashkëjetuesit nga puna e tij ndër vite.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *