Seanca e KPK për rivlerësimit e prokurorit Blerim Tominaj | Foto : Edmon Hoxhaj
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e Blerim Tominajt

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të hënës më 27 mars 2023 vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, Blerim Tominaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama e Mimoza Tasi, që pasi shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin e Tominajt, e rrëzoi atë.

Ish-prokurori Tominaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 16 qershor 2020 për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë. Mungesa e provave bindëse për disa veprime financiare me vlerë 292 mijë euro brenda rrethit të ngushtë familjar të prokurorit Tominaj, e çuan Komisionin në konkluzionin për shkarkimin e tij.

Nga vendimi i zbardhur i Komisionit del se trupa kreu hetimin administrativ nuk kishte pranoi si bindëse deklarimet e Tominajt mbi një hua nga kunati prej 100 mijë eurosh, një apartament të trashëguar nga babai me vlerë 22 mijë euro dhe një lokal po trashëgimi me vlerë rreth 170 mijë euro.

Tominaj u përfaqësua në KPK prej avokatit Adriatik Cama, i cili në një mbrojtje të ashpër e akuzoi KPK-në për “moskuptim” dhe “keqdashje” në arsyetim. Tominaj mohoi gjetjet e KPK-së  dhe këmbënguli të hetohej në dy kritere të tjera, figurën dhe profesionalizmin.

Blerim Tominaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi për më shumë se një dekadë si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2014, ai u emërua zv.drejtues i ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe vazhdoi të punonte atje deri në shkrirjen e saj, në dhjetor 2019. Deri në momentin e shkarkimit ai e ushtroi funksionin si i komanduar në Prokurorinë e Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *