Prokurorja Pranvera Gruda pas vendimit të konfirmimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

KPK konfirmon në detyrë prokuroren Pranvera Gruda

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 24 nëntor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Durrësit, Pranvera Gruda. Vendimi u morn ë mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Gjatë senacës dëgjimore më 21 nëntor, Gruda dha shpjegime më së shumti për përfitimin e një banese, çmimi shitjes së të cilës është deklaruar si burim për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Ndërkohë, nuk u evidentuan probleme për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Sipas relatimit të kryer nga Hamitaj gjatë seancës dëgjimore, në momentin e hyrjes në fuqi të legjislacionit për vetingun e magjistratëve, Gruda ka ushtruar detyrën e ndihmëses ligjore në Prokurorinë e Përgjithshme. Para kësaj detyre, në periudhën 2010-2011 ajo ka qenë inspektore pranë Ministrisë së Drejtësië dhe më parë prokurore në Prokurorinë e Apelit Shkodër. Aktualisht e ushtron funksionin në Prokurorinë e Durrësit.

Gruda ka kërkuar që t’i nënshtrohet procesit të rivlerësimit edhe në cilësinë e ish-prokurores, por për shkak se në momentin e hyrjes së ligjit në fuqi ajo konsiderohej si subjekt rivlerësimi edhe për shkak të detyrës së ndihmëses ligjore, është vijuar me hetimin administrativ për pozicionin që mbante.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *