Prokurori Elio Mazreku pas seancës në KPK. Foto:BIRN
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon prokurorin Elio Mazreku

Prokurori i Tiranës Elio Mazreku u shkarkua të enjten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi u përball me barrë prove për ligjshmërinë e të ardhurave të familjes së tij.

Sipas analizës financiare të KPK ai rezultonte me një bilanc negativ prej 22.8 milion lekësh, për shkak të mungesës së provave për ligjshmërinë të një sërë llogarish bankare që ishin përdorur në blerjen e një apartamenti 129 metra në vitin 2010. Po ashtu sipas KPK ai nuk kishte justifikuar një shumë prej 5 milion lekësh nga babai i tij dhe disa dhurata nga vëllai.

Vendimi u mor nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Roland Ilia anëtar dhe Pamela Qirko relatorë. Mazreku i kundërshtoi gjetjet e KPK-së dhe këmbënguli se të ardhurat në fjalë ishin të ligjshme vinin nga puna e bashkëshortes në një OJF dhe se mënyrat e pagesës nuk kontrolloheshin prej saj.

Elio Mazreku e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *