Gjyqtarja e Apelit Korçë, Brunilda Malo. Foto:E.Hoxha/BIRN
KPA Kultura Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e Brunilda Malos

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të mërkurës vendimin për lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtares së Apelit të Korçës, Brunilda Malo.

Në njoftimin e KPA-së thuhet se trupi gjykues i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pasi shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin e ish-gjyqtares Brunilda Malo kundër vendimit të Komisionit, vendosi në mënyrë unanime ta rrëzojë atë duke e larguar përfundimisht këtë subjekt rivlerësimi nga sistemi i drejtësisë.

KPK e shkarkoi nga detyra gjyqtaren Brunilda Malo më 7 nëntor të vitit 2019, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për pasurinë. Në vendimin e arsyetuar të Komisionit thuhet se ajo nuk arriti të provojë me dokumentacion ligjor të ardhurat e përfituara prej bashkëshortit të ndjerë nga biznesi dhe në emigracion. Ajo u gjet në pamundësi për justifikimin me burime të ligjshme krijimin e pasurive dhe kryerjen shpenzimeve, në vlerën 21 milionë lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *