Skeda e pasurisë së deklaruar – Erjon Shqarri – Prokuroria e Vlorës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Erjon Shqarri – Prokuroria e Vlorës

Prokurori Erjon Shqarri i Prokurorisë së Vlorës do të përballet të martën më 9 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Roland Ilia dhe Genta Tafa Bungo.

Erjon Shqarri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Tropojës në vitin 2015 dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Vlorës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Erjon Shqarri nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Erjon Shqarri.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, Shqarri deklaronte pasuri me vlerë 2 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 13.2 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9.3 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 1.5 milionë lekë, automjet me vlerë 2 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 300 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 15.3 milionë lekë, nga të cilat 43% kanë si burim pagën e subjektit dhe 56% pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite, asnjëra prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” detyrimin e mbetur nga blerja e një apartamenti si dhe një kontratë shkëmbimi për të njëjtën pasuri të patundshme.

Subjekti Erjon Shqarri ka një shkëputje nga deklarimi në periudhën 2004-2015 dhe me marrjen e detyrës së prokurorit në vitin 2015, deklaron ndër të tjera një kontratë sipërmarrje lidhur me datë 26.8.2011 për blerje apartamenti me sipërfaqe 97 m2 me vlerë totale 67,900 euro, nga te cilat jane likuiduar 55,000 Euro dhe ngelur pa paguar 12,900 euro. Subjekti sqaron se vlera prej 55,000 Euro është paguar me kredinë bankare prej 5,650,000 lekë dhe pjesa tjetër nga kursime ndër vite. Lidhur me kursimet cash, nuk ka të dhëna se cili është burimi i krijimit.

Në vitin 2016 është nënshkruar një kontratë shkëmbimi për apartamentin e sipërcituar në këmbim të një apartamenti me sipërfaqe 113 m2, duke ruajtuar të njëjtat kushte të pagesës. Shuma prej 12,900 Euro vazhdon të jetë detyrim ndaj firmës sipërmarrëse deri në nënshkrimin e kontratës përfundimtare të shitblerjes.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *