Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali Moku
Lajme

Ish-shefi IKMT-së Sarandë, Julian Prendi dënohet për korrupsion

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të mërkurën më 26 qershor të deklarojë fajtorë ish-drejtuesin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, IKMT Sarandë, Julian Preni  i akuzuar për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; Arjel Balani, ish-punonjës i Zyrë së Urbanistikës Sarandë i hetuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm” dhe biznesmenit […]

Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook
Artikull kryesor ! Lajme

Grupi i trafikut të kokainës nga Kolumbia dënohen me 88 vjet burg

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të martën më 15 qershor vendimin ndaj ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku dhe 10 personave të tjerë, të akuzuar për trafikimin nga Kolumbia të 485.5 kg kokainë. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Flora Hajredinaj vendosi […]

Seacë dëgjimore në KPA - foto arkive | BIRN/Nensi Bogdani
KPA Lajme

KPA njihet me qëndrimet e palëve në çështjen e ish-këshilltarit Periand Teta

Komisionerja Publike, Irena Nino parashtroi të martën më 25 qershor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA shkaqet e ngritura ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për deklarimin e përfundimit të procesit të vetingut ndaj ish-këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë, Periand Teta, pa një vendim përfundimtar. Ajo tha se u qëndron […]

Ilustrim nga Pixabay
Lajme

“Tele-marketingu i egër”, inteligjenca artificiale përdoret në mashtrimet me ‘call center’

Prokuroria e Milanos në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë zbuluar një skemë të mashtrimit të mijëra qytetarëve italianë nëpërmjet ‘call center’-ave, duke përdorur dhe inteligjencën artificiale për të arritur qëllimin e tyre kriminal. Në njoftimin e SPAK të shpërndarë të martën më 25 qershor, thuhet se mashtrimet janë […]

Ndihmësja ligjore, Majlida Miska pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Ndihmësja ligjore, Majlida Miska konfirmohet në detyrë

Ndimësja ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Majlida Miska u konfirmua në detyrë të hënën më 24 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas një seance dëgjimore të shkurtër, kur nuk u evidentuan probleme në asnjë prej kritereve të rivlerësimit kalimtar, atij të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Procesi i vetingut për […]

Seacë dëgjimore në KPA - foto arkive | BIRN/Nensi Bogdani
Analiza KPA

KPA rrudhi bilancin negativ për prokurorin Kolë Hysenaj, por la në fuqi shkarkimin

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPA për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Kolë Hysenaj, por duke e reduktuar ndjeshëm bilancin negativ në konstatuar në shkallën e parë për pasurinë. KPK evidentoi probleme në të tre kriteret e rivlerësmit për Hysenajn gjatë […]