Përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs i kërkoi të enjten gjatë seancës dëgjimore të vetingut prokurorit Bujar Hoti të tregonte të vërtetën, duke i cilësuar përgjigjet e tij mbi dyshimet e ngritura nga KPK për pasurinë familjare si të papërshtatshme dhe të çuditshme.
Author: Gjergj Erebara
Raporti për korrupsion dhe fshehje pasurie sollën shkarkimin e prokurorit Cama
Një rast mitmarrjeje i identifikuar nga shërbimet sekrete në Lushnje në vitin 2005 si dhe deklarimet e rreme, mosdeklarimi i një llogarie bankare dhe deklarimi i pasaktë i pasurisë sollën shkarkimin e prokurorit Adriatik Cama, sipas vendimit të zbardhur të KPK.
Ardian Dvorani nuk kishte ‘qëllim’ fshehjen e llogarive bankare
Edhe pse anëtari i Gjykatës së Lartë ka neglizhuar të deklarojë gati 10 milionë lekë likuiditete në deklaratën veting, në vendimin e zbardhur për konfirmimin në detyrë KPK shprehet se gjyqtari nuk ka pasur qëllim fshehjen e tyre.
ONM i rekomandon Komisionerit Publik apelimin e vendimit të prokurorit Gentjan Osmani
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka rekomanduar Komisionerit Publik që të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gentjan Osmani.
ONM kundër vendimit të KPK-së për gjyqtarin Gentian Medja
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka rekomanduar Komisionerit Publik të ankimojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Gentian Medja.
Prokurori Arben Dollapaj drejt konfirmimit në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka konstatuar probleme serioze gjatë procesit të rivlerësimit për pokurorin e Apelit Shkodër Arben Dollapaj, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.