Prokurori Dritan Gina gjatë seancës dëgjimore në KPK.
Analiza KPA

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e Dritan Ginës për cënim të besimit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka gjetur të drejta konkluzionet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Dritan Gina për cënim të besimit të publikut me sjelljen e tij gjatë procesit të vetingut dhe për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Trupi gjykues i KPA i kryesuar […]

Alma Hicka në KPK | Foto : LSA
Analiza KPA

Dy qëndrimet e Kolegjit për vlerësimin e gjyqtares Alma Hicka

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që shqyrtoi ankimin e ish-Avokates së Shtetit dhe gjyqtares së Tiranës, Alma Hicka doli me dy konkluzione në vetingun e këtij subjekti rivlerësimi. Shumica e përbërë nga kryesuesja Ina Rama, relatorja Natasha Mulaj dhe anëtarët Sokol Çomo dhe Albana Shtylla përmbysën vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të […]

Seanca ndaj ish-prokurorit Besnik Cengu në KPA
Analiza KPA Veting

Mungesa e burimeve financiare të Tomorr Kullollit për pasurinë u konfirmua dhe në KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e ka gjetur të të drejtë shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Tomorr Kullolli për mosjustifikimin e krijimit të pasurive me burime financiare të ligjshme. Po ashtu, KPA ka gjetur të pabazuar dhe kërkimin e subjektit për kalimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, si dhe nuk janë evidentuar shkelje […]

Prokurori Milan Laskaj pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPK

Shkarkimi i prokurorit Milan Laskaj për probleme të pasurisë dhe besimit te drejtësia

Prokurori i Tiranës, Milan Laskaj, u shkarkua nga detyra më 27 mars prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se ai ka kryer fshehje të pasurisë, se ka munesë të burimeve financiare për të justifikuar krijimin e tyre, si dhe se ka kryer deklarim të pasaktë e të pa mjaftueshëm në këtë […]

Prokurori Dritan Gripshi pas vendimit për shkarkimin nga detyra. Foto| BIRN
Analiza KPK Veting

KPK e shkarkoi prokurorin Dritan Gripshi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë

Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më datë 27 mars, pasi Komisioni konkludoi se ai kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë. Ndërkohë, ai arriti nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës dhe u vlerësua i aftë profesionalisht. Vendimi për shkarkimin e Gripshit u mor […]

Prokurori Dritan Nushi | Foto: Edmond Hoxhaj
Analiza KPK Veting

KPK u nda në vlerësimin e pasurisë së prokurorit Dritan Nushi

Prokurori i Tiranës, Dritan Nushi u konfirmua në detyrë më 31 janar, pasi shumica e trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK konkludoi se ai kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë e figurën dhe nivel kualifikues për profesionalizmin. Dy komisionerët në shumicë, kryesuesja Firdes Shuli dhe relatori Olsi Komici shprehen se konkluduan për […]