Prokurori Petrit Vukaj dhe përfaqësuesja e tij ligjore pas seancës dëgjimore në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Petrit Vukaj

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u qëndroi gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare më 3 shkurt shkaqeve të ankimit për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurorit të Tiranës, Petrit Vukaj, ndërsa u tërhoq nga gjetjet për pastërtinë e figurës. Në përfundim, prokurori Adnan Xholi i cili përfaqëson Brahon në këtë çështje, kërkoi shkarkimin nga detyra të Vukajt […]

Prokurori Gjergji Tako pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Gjergji Tako

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA të martën më 3 shkurt shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako, për probleme në kriterin profesional dhe për etikën. Tako dhe përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Romina Zano i kundërshtuan shkaqet si të pamjaftueshme për të sjellë […]

Aulona Bodo konfirmohet në detyrë nga KPK | Foto: Edmond Hoxhaj
KPA Lajme

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Aulona Bodo

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të martën më 3 shkurt lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Lartë, Aulona Bodo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore […]

Ndihmësi ligjor, Periand Teta pas vendimit të KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

Konfirmimi i ndihmësit ligjor, Periand Teta merr formë të prerë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 3 shkurt pushimin e çështjes së vetingut për ndihmësin ligjor të Gjykatës së Lartë, Periand Teta, prej nga mori formë të prerë vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi. Trupi gjykues i KPA e mori vendimin […]

Ndihmësi ligjor, Periand Teta pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

SPAK heq dorë nga ankimi për ndihmësin ligjor, Periand Teta

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho u tërhoq të hënën më 2 shkurt nga shkaqet e ankimit ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të ndihmësit ligjor të Gjykatës së Lartë, Periand Teta. Ndihmësi ligjor, Periand Teta u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 1 tetor të vitit 2024, […]