Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin për kreun e Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda për shkak të problemeve me justifikimin e pasurive.
Author: Gjergj Erebara
KPK shkarkon nga detyra kandidaten për magjistrate, Ana Golloshi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimi shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin e kandidates për magjistrate Ana Golloshi, të cilës në seancë dëgjimore iu gjetën probleme me pasurinë.
Drejtuesja e Apelit të Korçës, probleme të shumëfishta me pronësinë e një karburanti
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime mbi deklarime të rreme dhe mungesë burimesh të ligjshme të prokurores Irma Balli mbi pronësinë familjare mbi një karburant në Korçë, ndërkohë që ajo e kundërshtoi analizën e KPK-së dhe e cilësoi atë shokuese.
KPK ngre dyshime për pasurinë e ndihmëses ligjore Ana Golloshi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shfaqur dyshime mbi pasurinë e këshilltares ligjore, Ana Golloshi e cila e ka justifikuar si produkt të emigracionit në Greqi.
Kandidatja për në Gjykatën Kushtetuese përballet me raportin negativ të ILDKPKI
Një shumë prej 14 mijë eurosh përfituar nga biznesi i bashkëshortit dhe raporti negativ i ILDKPKI ishin problemet me të cilat u përball në seancë dëgjimore para KPK-së këshilltarja ligjore e Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska. Toska kërkoi konfirmimin në detyrë.
Pasuria e fshehur dhe mungesa profesionalizmit i kushtuan karrierën Luan Dervishit
Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit zbardh arsyet për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Luan Dervishi, i cili ishte kandidati i fundit për Këshillin të Lartë Gjyqësor.