Çmimet e dy apartamenteve të blera në Tiranë kanë shtyrë Komisionerit Publik të kërkoj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rihetimin e çështjes së prokurorit Petrit Çano i cili u konfirmua nga KPK. Komisioneri pretendon se apartamentet janë blerë me çmime disa herë më lirë se ai i tregut.
Author: Edmond Hoxhaj
KPA rrëzoi pretendimet e ish-gjyqtarit Bledar Abdullai për “cënim të jetës private”
Vendimi i arsyetuar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit tregon se ish-gjyqtari i Tiranës Bledar Abdullai dështoi të arsyetonte se nuk kishte përgjegjësi për pasuritë në emër të bashkëjtueses dhe se hetimi për to cënonte jetën e tij private.
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e kandidates për Gjykatën Kushtetuese
Komisioneri Publik kundërshton vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Regleta Panajoti, ndërsa kërkon shkarkimin e saj për pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurive.
Komisioneri Publik tërhiqet nga ankimi për profesionalizmin e Gentian Medjas
Komisioneri Publik kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të miratohej metodologjia e vlerësimit e propozuar si draft në proces, ndërsa tha se sipas saj gjyqtari Gentian Medja rezultonte i aftë profesionalisht.
Kursimet e padeklaruara cash dhe fitimet në emigracion ndanë KPK për Regleta Panajotin
Shumica në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit i dha të drejtë gjyqtares së Tiranës dhe kandidates për në Gjykatën Kushtetuese, Regleta Panajoti duke pranuar arsyetimet e saj mbi mosdeklarimin e gjendjes cash dhe fitimet në emigracion. Por relatori i çështjes në pakicë arsyetoi se ajo duhej të ishte shkarkuar.
Raporti mjekësor dhe arsenali i ankimeve nuk e ndihmuan Rovena Gashin në KPA
Vendimi i zbardhur i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit tregon se ish-prokurorja Rovena Gashi pretendoi një mori shkeljesh të procedurave dhe u ankua për një sërë institucionesh, edhe pse një pjesë e të cilëve nuk kishin lidhje me vendimin ndaj saj. Kolegji i rrëzoi të gjitha ankesat si të pabazuara.