Veç akuzave ndaj ish-bashkëshortit ende në hetim, me të cilin gjyqtarja dhe anëtarja e KED Margarita Buhali tha sa ishte distancuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk vuri në dukje probleme të tjera të gjyqtares.
Author: Edmond Hoxhaj
Prokurori Shkëlzen Cena u shkarkua nga KPK
Problemet në të tre kriteret e rivlerësimit sollën shkarkimin e prokurorit Shkëlzen Cena, i cili kishte kandiduar për një vend në SPAK.
Konfirmohet prokurori Vladimir Mara, KPK e referon për masë disiplinore
Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Por KPK vendosi të referojë për masë disiplinore dy prej gjetjeve ndaj Marës.
KPK konfirmon në detyrë kandidaten për SPAK, Enkeleda Millonai
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Elbasanit Enkeleda Millonai, e cila kandidon për në Prokurorinë e Posaçme.
Seancë dëgjimore pa probleme për kandidaten për SPAK, Enkeleda Millonai
Drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit Enkeleda Millonai kaloi një seancë dëgjimore pa probleme para KPK. Ajo u përball me pyetje rreth një çështje hetimore të pushuar, për të cilën dha shpjegime. Millonai u dakordësua me hetimin dhe kërkoi konfirmim në detyrë.
Kolegji nisi shqyrtimin e ankimit ndaj gjyqtares Nertina Kosova
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares Nertina Kosova dhe mbrojtjen e kësaj të fundit. KPA caktoi një seancë të dytë për t’i dhënë kohë Komisionerit të njihej me dokumentet e sjella nga subjekti.