Gjyqtarja Lindita Sinanaj e Gjykatës Administrative të Apelit para seancës në KPK. Foto: LSA
Analiza KPK Vendi

KPK: Lindita Sinanaj kreu transaksione fiktive dhe fshehu pasurinë

Në vendimin e arsyetuar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ngrihen dyshime se gjyqtarja e Apelit Administrativ, Lindita Sinanaj kreu shitje fiktive të një apartamenti në Fier me qëllim justifikimin e blerjes së një banese tjetër e një garazhi në Tiranë, si dhe deklaroi çmim fiktiv në blerjen e një automjeti duke rezultuar me balancë […]

KPA shpall vendimin per Bilbil Mete
Analiza KPA Vendi

KPA e vlerësoi të pabazuar kërkesën e Gramoz Levanajt për heqjen e sanksionit 15 vjeçar

Kolegji i çmon të padrejta dhe të pabazuara në ligj pretendimet e ish-gjyqtarit të Apelit Tiranë, Gramoz Levanaj sipas të cilit heqja e të drejtës për 15 vite për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë është në kundërshtim me ligjin, nuk është proporcionale pasi kalon edhe parashikimet penale, si dhe nuk është në përputhje […]

Trupa e KPK-së gjatë shpalljes së vendimit për prokurorin Sali Hasa. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPK Vendi

Prokurori i arrestuar për korrupsion nuk justifikon pasurinë

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se prokurori i Sarandës, Sali Hasa ka kryer deklarime të pasakta dhe kontradiktore për pasurinë, ka mungesë të burimeve, si dhe është përpjekur t’i fshehë ato. Pranimi i një sipërfaqe toke në bregdet dhe i favoreve të tjera është konsideruar në cënim të besimit të publikut tek drejtësia nga KPK. […]

Gjyqtari Albert Spiro pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
Analiza KPK Vendi

Albert Spiro u penalizua nga deklarimet e pasakta dhe pamundësia për të provuar një hua

Sipas Komisionit, gjyqtari i Vlorës, Albert Spiro nuk provoi dot marrjen e një huaje 50 mijë euro për blerjen e një apartamenti në Tiranë, si dhe as mundësinë e huadhnësve në momentin e transaksionit. Kësaj balance negative i’u bashkuan edhe ato të konstatuara në burimet e pasurive të tjera për shkak të pasaktësive në deklarimeve, […]