Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 26 korrik 2022 të konfirmojë në detyrë prokurorin e Tiranës, Shpëtim Garunja, pasi u vlerësua se kishte vërtetuar të kundërtën e barrës së provës për burimet financiare që kishin shërbyer për blerjen e një apartamenti në kryeqytet. Ndërkohë, konstatimet për mangësitë në aspektin e njohurive ligjore nuk u […]
Analiza
Prokurorja Elsa Kareçi e përmbysi balancën negative në KPK
Prokurorja e Tiranës, Elsa Kareçi u konfirmua në detyrë më 18 korrik 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK u bind prej shpjegimeve të saj se bashkëjetesa me ish-bashkëshortin kishte filluar dy vjet më vonë nga vlerësimi i trupës gjykuese, që solli për rrjedhojë përmbysjen e analizës financiare dhe konfirmimin e saj në detyrë. […]
KPK: Alfred Sali cënoi besimin e publikut me pjesëmarrjen në lojërat e fatit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 22 korik 2022 të shkarkojë nga detyra prokurorin e Vlorës, Alfred Sali, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë, duke rezultuar me balancë negative në vlerën 8.7 milionë lekë. Balanca negative ka ardhur për shkak të moskonsiderimit të shumave të përfituara […]
Albert Meça e bindi KPK-në për një hua të deklaruar gjatë hetimit administrativ
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 18 korrik 2022 të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Albert Meça, pasi u bind për ekzistencën e një huaje afatshkurtër të marrë nga daja e tij, ndërsa një balancë negative në të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga honoraret dhe dietat nuk u konsiderua penalizuese. Meça […]
KPA: Dritan Banushi nuk provoi kursimet dhe dhurimet
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 janar 2020, por institucioni i Komisionerëve Publikë e ankimoi si të pabazuar duke çmuar se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të kundërshtojë barrën e provës për pasurinë. Ish-Komisionieri Darjel Sina kërkoi shkarkimin e Banushit […]
KPK konkludoi se ndihmësja ligjore Jurida Bajraktari kishte mangësi profesionale
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 20 korrik 2022 të pezullojë nga detyra ndihmësen ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Jurida Bajraktari, si dhe detyroi për të ndjekur programin e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, pasi konkludoi se ajo kishte mangësi profesionale. Trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relatore […]






