KPK: Alfred Sali cënoi besimin e publikut me pjesëmarrjen në lojërat e fatit

Analiza dhe Opinione
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 22 korik 2022 të shkarkojë nga detyra prokurorin e Vlorës, Alfred Sali, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë, duke rezultuar me balancë negative në vlerën 8.7 milionë lekë. Balanca negative ka ardhur për shkak të moskonsiderimit të shumave të përfituara nga lojëra fati online si burime për krijimin e kursimeve dhe dhënien e një huaje. Po ashtu, përfshirja e prokurorit në lojëra fati është vlerësuar se ka sjellë cënimin e besimit të publikut tek drejtësia. Ndërkohë, Sali mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe u konsiderua i aftë profesionalisht. Procesi i vetingut për prokurorin Sali u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Alfred Sali përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës, Prej vitit 2011 dhe deri në shkarkimin e tij nga detyra, Sali e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Deklarim i pamjaftueshëm Prokurori Sali ka deklaruar se në vitin 2016 i ka dhënë hua babait të tij vlerën 58 mijë euro me qëllim përfundimin e ndërtimeve në një banese në Sarandë. Si burim të shumës së dhënë hua, ka deklaruar të ardhurat e siguruara nga lojërat e fatit online në vitin 2014. Po ashtu, ai ka deklaruar se ka krijuar likujditete cash në vlerën 9000 euro, po nga të ardhurat nga lojërat e fatit online. Në deklaratën e vitit 2014 dhe në atë “veting”, subjekti ka shënuar se ka siguruar të ardhura nga lojërat e fatit online në shumën 79 mijë euro, fakt që është konklduar si i vërtetë nga hetimi administrativ. Megjithëse ai ka pretenduar se ka paguar detyrimet tatimore në shumën 7900 euro, KPK vëren se shlyerja e detyrimeve tatimore nuk është kryer në kohën e përfitimit të shumës nga lojërat e fatit. “…Subjekti sërish nuk e pa paguar detyrimin tatimor në momentin e llogaritjes nga sistemi me justifikimin se nuk e kishte kuptuar ligjin, por Komisioni vëren se nisur nga fakti që subjekti e kuptoi ligjin pas 3 vjetësh dhe fillon pagimin e detyrimit tatimor, pikërisht në datën e dorëzimit të deklaratës Vetting, prapësimet e subjektit për këtë pikë të konkluzionit nuk janë bindëse”, vlerëson KPK. Në vijim Komisioni vëren se subjekti nuk ka deklaruar ndër vite destinacionin e shumës 75 mijë euro të tërhequr prej llogarisë së tij në mars të vitit 2014, si dhe nuk janë deklaruar gjendje cash nga lojërat e fatit, shtesa apo pakësime të tyre. I pyetur për këtë situatë nga ILDKPKI, subjekti ka sqaruar se shuma e fituar nga lotaria online disponohej cash dhe ruhej e paprekur nga familja me qëllim kryerjen e ndonjë investimi të mëvonshëm. Sali ka dhënë të njëjtin shpjegim edhe në përgjigje të pyetësorit nr.2 në KPK. Por, Komisioni evidenton se subjekti dhe bashkëshortja e tij, në atë periudhë kanë qenë duke shlyer një kredi, si dhe kanë marrë një kredi të re për nevoja familjare. Tërheqja menjëherë e shumës së fituar në lojërat e fatit, e analizuar në harmoni me mosdeklarimin e kësaj vlere si gjendje cash ndër vite, si dhe vijimi i shlyerjes së kësteve të dy kredive kur pretendohet zotërimi i vlerave të konsiderueshme, sipas KPK krijojnë dyshimin se subjekti nuk e ka disponuar në vazhdimësi vlerën në fjalë. “…Nëse kjo shumë është mbajtur cash prej tij në banesë, sikurse ka pretenduar, atëherë duhej të ishte deklaruar prej vitit 2014 e në vijim, për sa kohë e dispononte atë”, arsyeton KPK dhe shprehet se nuk e gjen bindës pretendimin e subjektit se burimi i vlerës 58 mijë euro dhënë babait ishin të ardhurat e siguruara nga lojërat e fatit. Nisur nga këto konstatime, si edhe nga fakti se Sali nuk e ka deklaruar në vitin 2016 huadhënien, kohë në të cilën pretendohet se është kryer ky transaksion, Komisioni vlerëson se  shuma e përfituar nga lojërat e fatit nuk është disponuar dhe nuk ka shërbyer për t’iu dhënë babait për kryerjen e punimeve në banesën në Sarandë. E njëjta situatë është konstatuar edhe për krijimin e gjendjes cash në vlerën 9000 euro dhe për rrjedhojë ka rezultuar pamundësi financoiare për krijimin e kësaj shume si dhe për dhënien e huasë 58 mijë euro babait të tij. Prokurori Sali ka deklaruar të drejtën e përdorimit të një apartamenti në Vlorë me kontratë qiraje verbale 20 mijë lekë, prej vitit 2014 e në vijim. Në deklaratën “veting” ka deklaruar “pagesë për qira banese në Vlorë, në shumën 200 mijë lekë në muaj”, ndërsa në 2016-ën, “të drejta reale si qiramarrës bazuar në një marrëveshje berbale”. Komisioni vëren se nga viti 2014 e në vijim subjekti ka deklaruar apartamentin si adresë banimi, por nuk ka pasqyruar ndonjë marrëveshje apo kontratë qiraje për këtë pasuri. Sipas KPK, Sali e ka deklaruar marrëdhënien e qirasë për herë të parë në deklaratën “veting”, si dhe në deklaratën e vitit 2016, të dorëzuar në ILDKPKI pas asaj në funksion të rivlerësimit kalimtar. Megjithëse nuk është konstatuar situatë konflikti interesi, Komisioni vlerëson se nuk bëhet fjalë për marrdhënie qiraje, por për huapërdorje pa kundërshpërblim. “Komisioni arrin në përfundimin se marrëdhënia e subjektit me shoqërinë “***” sh.p.k., për periudhën 2014 − 1.1.2017, nuk është një marrëdhënie qiraje, por është një marrëdhënie huapërdorjeje pa kundërshpërblim. Veprimet e ndërmarra nga subjekti i rivlerësimit me plotësimin e deklaratës Vetting e në vijimësi, duken të tilla për të fshehur këtë marrëdhënie huapërdorje midis subjektit dhe shoqërisë tregtare “***” sh.p.k.”, arsyeton KPK. Situata të ngjashme janë evidentuar edhe për vendbanimet e tjera të deklaruara prej subjektit. Në vijim, Komisioni vlerëson se Sali nuk ka deklaruar dhe provuar marrëdhëniet e qirasë për banesat e përdorura, pavarësisht se në DIPP-të e viteve 2004 – 2015 i ka deklaruar si adresa banimi. Përjashtim është gjetur në një rast, kur ka provuar pagesën e qirasë mujore vetëm për periudhën maj 2010 – nëntor 2011. Kjo situatë është vlerësuar si një pasaktësi në deklarim, e cila e veçuar nuk konsiderohet e mjaftueshme për shkarkim. Nga analiza financiare e përgjithshme për periudhën 2003-2016, ka rezultuar balancë negative në vlerën 8.7 milionë lekë për mbulimin e shpenzimeve dhe krijimin e pasurive. Cënimi i besimit të publikut Megjithëse Sali është vlerësuar i aftë profesioalisht, përfshirja e tij në lojëra fati është analizuar në këtë kriter, në kuadër të etikës dhe angazhimit ndaj vlerave profesionale. Konkluzioni për këtë konstatim është marrë në vlerësimin tërësor të çështjes. Komisioni vëren se bazuar në deklarimet e subjektit në deklaratën Vetting, në DIPP-të vjetore dhe në dokumentacionin e administruar gjatë hetimit, duket që subjekti për vite me radhë që nga viti 2012 e në vijim ka investuar në lojëra fati ku dhe ka përfituar shuma monetare. “Përfshirja në këto lojëra, mbart rrezikun e varësisë ndaj tyre dhe, si rrjedhojë, edhe cenimin e imazhit të subjektit përballë publikut”, konstaton KPK dhe sjell në vëmendje legjislacionin për sjelljen e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, lidhur me përcaktimet e sjelljes së tyre në jetën private. “Duket se në dritën e dispozitave dhe akteve ligjore si më lart, subjekti i rivlerësimit ka kryer veprime që cenojnë integritetin, figurën e subjektit, si dhe shkallën e besueshmërisë së publikut te drejtësia”, ka vlerësuar KPK dhe i ka kaluar subjektit barrën e proves për këtë konstatim. Sali ka pretenduar se aktet kanë parashikuar në mënyrë të përgjithshme respektimin e rregullave të etikës, nderit dhe dinjitetit, të cilat diskreditojnë figurën e magjistratit ose dëmtojnë besimin e publikut te drejtësia. Por, sipas tij, nuk parashikohen konkretisht se cilat janë rregullat etike që duhen zbatuar apo të evidentohen sjelljet. Ai ka pretenduar se rregullimi i vetëm për prokurorët është bërë me urdhrin e vitit 2014 të Prokurorit të Përgjithshëm, “Mbi miratimin e Rregullave mbi etikën dhe sjelljen e prokurorëve”. Sali ka shpjeguar se veprimet i ka kryer në ambiente private të banesës. Sipas tij, në urdhërin e Prokurorit të Përgjithshëm nuk ka asnjë parashikim në lidhje me konstatimin e KPK. KPK vëren se në këtë urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, parashikohet se prokurorët nuk duhet të frekuentojnë ambiente ose lokale, të cilat do të dëmtojnë imazhin e tyre si prokuror. Megjithëse Sali pretendon se i ka kryer veprimet vetëm në ambiente private të banesës duke mos e ekspozuar në ambiente publike faktin se ka qenë pjesëmarrës në lojëra fati, KPK konstaton se ai ka kryer deklarime të këtyre të ardhurave në institucione që kanë akses nga publiku. “Sigurisht që është e kuptueshme gjendja psikologjike dhe emocionale që ka përjetuar subjekti për shkak të situatave të rënda sociale-ekonomike, por kjo nuk e justifikon varësinë e tij nga lojërat e fatit në mënyrë të vazhdueshme, çdo muaj, për vite me radhë që nga viti 2012 deri në gusht 2018, duke shpërfillur kështu edhe ligjin nr. 84/2016 dhe atë nr. 96/2016”, arsyeton KPK dhe konsideron se luajtja e lojërave të fatit online në vazhdimësi, “rëndon dhe zbeh në masë të konsiderueshme atë perceptim dhe atë besim të publikut se si duhet apo nuk duhet të jetë një magjistrat në ushtrimin e detyrës së tij edhe jashtë saj në jetën e përditshme”. Në vijim KPK vlerëson se, një prokuror që shpenzon para duke qëndruar në faqet e lojërave të fatit dhe fiton para nga këto lojëra, duhet të mbajë parasysh që ngre dyshime te publiku dhe cenon besimin tek ai si përfaqësues i drejtësisë, në lidhje me burimin dhe vlerën e parave që investon dhe që fiton në këto lojëra. Po ashtu, ngrihen dyshime edhe lidhur me menaxhimin e kohës produktive të punës dhe detyrave të tij. “…Duke investuar para në këto lojëra nga të cilat ka krijuar varësi se shumën e fituar në lojëra fati prej 75.854 euro subjekti e ka tërhequr menjëherë nga llogaria bankare dhe nuk ka deklaruar as destinacionin e saj, as gjendjen cash të saj në asnjë DIPP, duke ngritur kështu dyshimin se këto para mund t’i ketë investuar në lojëra të tjera fati, arrin në përfundimin se subjekti i rivlerësimit ka kryer veprime që cenojnë etikën, integritetin, figurën e subjektit, si dhe shkallën e besueshmërisë së publikut te drejtësia”, konkludon KPK.    

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 22 korik 2022 të shkarkojë nga detyra prokurorin e Vlorës, Alfred Sali, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë, duke rezultuar me balancë negative në vlerën 8.7 milionë lekë. Balanca negative ka ardhur për shkak të moskonsiderimit të shumave të përfituara nga lojëra fati online si burime për krijimin e kursimeve dhe dhënien e një huaje.

Po ashtu, përfshirja e prokurorit në lojëra fati është vlerësuar se ka sjellë cënimin e besimit të publikut tek drejtësia. Ndërkohë, Sali mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe u konsiderua i aftë profesionalisht. Procesi i vetingut për prokurorin Sali u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Xhensila Pine, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Alfred Sali përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua prokuror në Prokurorinë e Gjirokastrës, Prej vitit 2011 dhe deri në shkarkimin e tij nga detyra, Sali e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Deklarim i pamjaftueshëm

Prokurori Sali ka deklaruar se në vitin 2016 i ka dhënë hua babait të tij vlerën 58 mijë euro me qëllim përfundimin e ndërtimeve në një banese në Sarandë. Si burim të shumës së dhënë hua, ka deklaruar të ardhurat e siguruara nga lojërat e fatit online në vitin 2014. Po ashtu, ai ka deklaruar se ka krijuar likujditete cash në vlerën 9000 euro, po nga të ardhurat nga lojërat e fatit online.

Në deklaratën e vitit 2014 dhe në atë “veting”, subjekti ka shënuar se ka siguruar të ardhura nga lojërat e fatit online në shumën 79 mijë euro, fakt që është konklduar si i vërtetë nga hetimi administrativ.

Megjithëse ai ka pretenduar se ka paguar detyrimet tatimore në shumën 7900 euro, KPK vëren se shlyerja e detyrimeve tatimore nuk është kryer në kohën e përfitimit të shumës nga lojërat e fatit.

“…Subjekti sërish nuk e pa paguar detyrimin tatimor në momentin e llogaritjes nga sistemi me justifikimin se nuk e kishte kuptuar ligjin, por Komisioni vëren se nisur nga fakti që subjekti e kuptoi ligjin pas 3 vjetësh dhe fillon pagimin e detyrimit tatimor, pikërisht në datën e dorëzimit të deklaratës Vetting, prapësimet e subjektit për këtë pikë të konkluzionit nuk janë bindëse”, vlerëson KPK.

Në vijim Komisioni vëren se subjekti nuk ka deklaruar ndër vite destinacionin e shumës 75 mijë euro të tërhequr prej llogarisë së tij në mars të vitit 2014, si dhe nuk janë deklaruar gjendje cash nga lojërat e fatit, shtesa apo pakësime të tyre.

I pyetur për këtë situatë nga ILDKPKI, subjekti ka sqaruar se shuma e fituar nga lotaria online disponohej cash dhe ruhej e paprekur nga familja me qëllim kryerjen e ndonjë investimi të mëvonshëm. Sali ka dhënë të njëjtin shpjegim edhe në përgjigje të pyetësorit nr.2 në KPK.

Por, Komisioni evidenton se subjekti dhe bashkëshortja e tij, në atë periudhë kanë qenë duke shlyer një kredi, si dhe kanë marrë një kredi të re për nevoja familjare.

Tërheqja menjëherë e shumës së fituar në lojërat e fatit, e analizuar në harmoni me mosdeklarimin e kësaj vlere si gjendje cash ndër vite, si dhe vijimi i shlyerjes së kësteve të dy kredive kur pretendohet zotërimi i vlerave të konsiderueshme, sipas KPK krijojnë dyshimin se subjekti nuk e ka disponuar në vazhdimësi vlerën në fjalë.

“…Nëse kjo shumë është mbajtur cash prej tij në banesë, sikurse ka pretenduar, atëherë duhej të ishte deklaruar prej vitit 2014 e në vijim, për sa kohë e dispononte atë”, arsyeton KPK dhe shprehet se nuk e gjen bindës pretendimin e subjektit se burimi i vlerës 58 mijë euro dhënë babait ishin të ardhurat e siguruara nga lojërat e fatit.

Nisur nga këto konstatime, si edhe nga fakti se Sali nuk e ka deklaruar në vitin 2016 huadhënien, kohë në të cilën pretendohet se është kryer ky transaksion, Komisioni vlerëson se  shuma e përfituar nga lojërat e fatit nuk është disponuar dhe nuk ka shërbyer për t’iu dhënë babait për kryerjen e punimeve në banesën në Sarandë.

E njëjta situatë është konstatuar edhe për krijimin e gjendjes cash në vlerën 9000 euro dhe për rrjedhojë ka rezultuar pamundësi financoiare për krijimin e kësaj shume si dhe për dhënien e huasë 58 mijë euro babait të tij.

Prokurori Sali ka deklaruar të drejtën e përdorimit të një apartamenti në Vlorë me kontratë qiraje verbale 20 mijë lekë, prej vitit 2014 e në vijim. Në deklaratën “veting” ka deklaruar “pagesë për qira banese në Vlorë, në shumën 200 mijë lekë në muaj”, ndërsa në 2016-ën, “të drejta reale si qiramarrës bazuar në një marrëveshje berbale”.

Komisioni vëren se nga viti 2014 e në vijim subjekti ka deklaruar apartamentin si adresë banimi, por nuk ka pasqyruar ndonjë marrëveshje apo kontratë qiraje për këtë pasuri. Sipas KPK, Sali e ka deklaruar marrëdhënien e qirasë për herë të parë në deklaratën “veting”, si dhe në deklaratën e vitit 2016, të dorëzuar në ILDKPKI pas asaj në funksion të rivlerësimit kalimtar.

Megjithëse nuk është konstatuar situatë konflikti interesi, Komisioni vlerëson se nuk bëhet fjalë për marrdhënie qiraje, por për huapërdorje pa kundërshpërblim.

“Komisioni arrin në përfundimin se marrëdhënia e subjektit me shoqërinë “***” sh.p.k., për periudhën 2014 − 1.1.2017, nuk është një marrëdhënie qiraje, por është një marrëdhënie huapërdorjeje pa kundërshpërblim. Veprimet e ndërmarra nga subjekti i rivlerësimit me plotësimin e deklaratës Vetting e në vijimësi, duken të tilla për të fshehur këtë marrëdhënie huapërdorje midis subjektit dhe shoqërisë tregtare “***” sh.p.k.”, arsyeton KPK.

Situata të ngjashme janë evidentuar edhe për vendbanimet e tjera të deklaruara prej subjektit. Në vijim, Komisioni vlerëson se Sali nuk ka deklaruar dhe provuar marrëdhëniet e qirasë për banesat e përdorura, pavarësisht se në DIPP-të e viteve 2004 – 2015 i ka deklaruar si adresa banimi. Përjashtim është gjetur në një rast, kur ka provuar pagesën e qirasë mujore vetëm për periudhën maj 2010 – nëntor 2011.

Kjo situatë është vlerësuar si një pasaktësi në deklarim, e cila e veçuar nuk konsiderohet e mjaftueshme për shkarkim.

Nga analiza financiare e përgjithshme për periudhën 2003-2016, ka rezultuar balancë negative në vlerën 8.7 milionë lekë për mbulimin e shpenzimeve dhe krijimin e pasurive.

Cënimi i besimit të publikut

Megjithëse Sali është vlerësuar i aftë profesioalisht, përfshirja e tij në lojëra fati është analizuar në këtë kriter, në kuadër të etikës dhe angazhimit ndaj vlerave profesionale. Konkluzioni për këtë konstatim është marrë në vlerësimin tërësor të çështjes.

Komisioni vëren se bazuar në deklarimet e subjektit në deklaratën Vetting, në DIPP-të vjetore dhe në dokumentacionin e administruar gjatë hetimit, duket që subjekti për vite me radhë që nga viti 2012 e në vijim ka investuar në lojëra fati ku dhe ka përfituar shuma monetare. “Përfshirja në këto lojëra, mbart rrezikun e varësisë ndaj tyre dhe, si rrjedhojë, edhe cenimin e imazhit të subjektit përballë publikut”, konstaton KPK dhe sjell në vëmendje legjislacionin për sjelljen e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, lidhur me përcaktimet e sjelljes së tyre në jetën private.

“Duket se në dritën e dispozitave dhe akteve ligjore si më lart, subjekti i rivlerësimit ka kryer veprime që cenojnë integritetin, figurën e subjektit, si dhe shkallën e besueshmërisë së publikut te drejtësia”, ka vlerësuar KPK dhe i ka kaluar subjektit barrën e proves për këtë konstatim.

Sali ka pretenduar se aktet kanë parashikuar në mënyrë të përgjithshme respektimin e rregullave të etikës, nderit dhe dinjitetit, të cilat diskreditojnë figurën e magjistratit ose dëmtojnë besimin e publikut te drejtësia. Por, sipas tij, nuk parashikohen konkretisht se cilat janë rregullat etike që duhen zbatuar apo të evidentohen sjelljet.

Ai ka pretenduar se rregullimi i vetëm për prokurorët është bërë me urdhrin e vitit 2014 të Prokurorit të Përgjithshëm, “Mbi miratimin e Rregullave mbi etikën dhe sjelljen e prokurorëve”. Sali ka shpjeguar se veprimet i ka kryer në ambiente private të banesës. Sipas tij, në urdhërin e Prokurorit të Përgjithshëm nuk ka asnjë parashikim në lidhje me konstatimin e KPK.

KPK vëren se në këtë urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, parashikohet se prokurorët nuk duhet të frekuentojnë ambiente ose lokale, të cilat do të dëmtojnë imazhin e tyre si prokuror. Megjithëse Sali pretendon se i ka kryer veprimet vetëm në ambiente private të banesës duke mos e ekspozuar në ambiente publike faktin se ka qenë pjesëmarrës në lojëra fati, KPK konstaton se ai ka kryer deklarime të këtyre të ardhurave në institucione që kanë akses nga publiku.

“Sigurisht që është e kuptueshme gjendja psikologjike dhe emocionale që ka përjetuar subjekti për shkak të situatave të rënda sociale-ekonomike, por kjo nuk e justifikon varësinë e tij nga lojërat e fatit në mënyrë të vazhdueshme, çdo muaj, për vite me radhë që nga viti 2012 deri në gusht 2018, duke shpërfillur kështu edhe ligjin nr. 84/2016 dhe atë nr. 96/2016”, arsyeton KPK dhe konsideron se luajtja e lojërave të fatit online në vazhdimësi, “rëndon dhe zbeh në masë të konsiderueshme atë perceptim dhe atë besim të publikut se si duhet apo nuk duhet të jetë një magjistrat në ushtrimin e detyrës së tij edhe jashtë saj në jetën e përditshme”.

Në vijim KPK vlerëson se, një prokuror që shpenzon para duke qëndruar në faqet e lojërave të fatit dhe fiton para nga këto lojëra, duhet të mbajë parasysh që ngre dyshime te publiku dhe cenon besimin tek ai si përfaqësues i drejtësisë, në lidhje me burimin dhe vlerën e parave që investon dhe që fiton në këto lojëra.

Po ashtu, ngrihen dyshime edhe lidhur me menaxhimin e kohës produktive të punës dhe detyrave të tij.

“…Duke investuar para në këto lojëra nga të cilat ka krijuar varësi se shumën e fituar në lojëra fati prej 75.854 euro subjekti e ka tërhequr menjëherë nga llogaria bankare dhe nuk ka deklaruar as destinacionin e saj, as gjendjen cash të saj në asnjë DIPP, duke ngritur kështu dyshimin se këto para mund t’i ketë investuar në lojëra të tjera fati, arrin në përfundimin se subjekti i rivlerësimit ka kryer veprime që cenojnë etikën, integritetin, figurën e subjektit, si dhe shkallën e besueshmërisë së publikut te drejtësia”, konkludon KPK.