Skeda e pasurisë së deklaruar – Genci Mane– Prokuroria e Fierit
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Genci Mane– Prokuroria e Fierit

Prokurori Genci Mane i Prokurorisë së Fierit do të përballet të mërkurën më 7 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko dhe Roland Ilia.

Genci Mane e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2011 si oficer i policisë gjyqësore. Prej vitit 2005, ai e ushtron funksionin si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Fier.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Genci Mane nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori i Fierit, Genci Mane.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Genci Mane nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 5.2 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht apartament me vlerë 4.6 milionë lekë, kursime në cash prej 400 mijë lekësh, automjet me vlerë 180 mijë lekë si dhe 200 lekë likujditete bankare.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 23.2 milionë lekë, nga të cilat gati 29% burojnë nga paga e subjektit, 63% nga paga e bashkëshortes dhe 7.3% nga shitja e pasurisë së luajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” blerjen e një apartamenti në vitin 2013 me vlerë 4,650,000 lekë. Subjekti Genci Mane deklaron si burime për blerjen e apartamentit një kredi bankare prej 2.9 milionë lekësh si dhe të ardhurat e siguruara nga shitja e pjesës takuese të banesës familjare në vlerën 1.7 milionë lekë. Subjekti e kishte deklaruar pjesën takuese në banesën familjare në vitin 2004, pa shënuar vlerë aseti.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *