Komisioni evidentoi probleme për tre kriteret e rivlerësimit për gjyqtarin Albano Çepele dhe vendosi shkarkimin e tij nga detyra.
Korrupsioni
Konfirmimi i gjyqtares Nasufi, KPK u nda për blerjen e një apartamenti
Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Altina Nasufi u konfirmua me shumicë votash, ndërsa kryesuesja Valbona Sanxhaktari arsyetoi se ajo nuk vërtetoi burimet për blerjen e një apartamenti.
Prokurorja e Durrësit, Rabiana Halili u dorëhoq gjatë procesit të vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit për prokuroren Rabiana Halili, duke i hequr të drejtën për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë në 15 vitet e ardhshme.
Gjyqtari i Shkodrës, Albano Çepele përballet me probleme në të tri kriteret
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi mungesë burimesh për blerjen e një apartamenti, dyshime për veprime korruptive dhe probleme me profesionalizmin. Në seancë u debatua edhe për gjendjen shëndetësore, pasi gjyqtari Çepele vuan nga një sëmundje që i vështirëson aktivitetin fizik.
Saga e vetingut të prokurorit Elvin Gokaj mbyllet me konfirmim
Prokurori i Apelit të Shkodrës do të rikthehet në detyrë pas kryerjes së trajnimit të detyrueshëm në Shkollën e Magjistraturës dhe pas rrëzimit të ankimit të komisionerit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Prokurori Kujtim Luli përballet me pyetje për një kredi të butë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi probleme serioze të prokurorit Kujtim Luli, ndërsa ky u fundit u ballafaqua me pyetje për përfitimin e një kredie të butë si dhe dënimin e nipave të tij –për të cilët tha se i kishte deklaruar në formularin e figurës.