Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të shkarkojë nga detyra prokurorin e Sarandës, Lorenc Mërkuri.
Vendi
Prokurori Dritan Gina shkarkohet me tension në KPK
Pasi refuzoi të kontrollohej nga Garda e Republikës, prokurori Dritan Gina u përpoq të hynte në sallë me forcë, por nuk u lejua. KPK shpali vendimin e shkarkimit në mungesë.
KPK ngre dyshime se prokurori Lorenc Mërkuri ka cenuar besimin e publikut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se prokurori i Sarandës, Lorenc Mërkuri ka fshehur pasuritë duke mos i deklaruar në vite si dhe ka cenuar besimin e publikut. Mërkuri e kundërshtoi barrën e provës për pasurinë, si dhe një raport negativ të DSIK-së për figurën.
Kontratat mbi dy apartamente vënë në vështirësi gjyqtarin Izet Dushaj
Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Izet Dushaj u përball në KPK me barrë prove mbi kontratat për shit-blerjen e dy apartamenteve, ndërsa u gjet me një bilanc negativ prej 11 milionë lekësh. Dushaj mohoi problemet dhe kërkoi hetim në dy kriteret e tjera.
KPA lë në fuqi vendimin e konfirmimit të prokurorit Petrit Çanon
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi pretendimet e Komisionerit Publik për “cënim të besimit të publikut te drejtësia” nga prokurori Petrit Çano dhe rrëzoi si të paverifikuar dhe jashtë kontekstit një raport nga DSIK që e cilësonte subjektin si të papërshtatshëm.
KPK vendosi shkarkimin e prokurorit të Vlorës Erjon Çelaj
Erjon Çelaj u shkarkua pasi u gjet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me probleme të pasurisë dhe në kriterin e figurës në lidhje me udhëtimet me një person me precedentë penalë. Çelaj i mohoi gjetjet.