Gjyqtarja Marjola Beluli e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës u konfirmua në detyrë të enjten 21 nëntor, pas një seance të shkurtër dëgjimore ku nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit kalimtar. Ajo mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, ndërsa në kriterin e pasurisë dha shpjegime lidhur […]

