Prokurorja e Shkodrës Blerta Hamza u vlerësua pozitivisht për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërkohë që dha shpjegime për dy denoncime nga publiku lidhur me dy çështje që kishte hetuar.
Tag: prokuror
KPK ngre dyshime se prokurori Dritan Marku fabrikoi dokumente për justifikimin e pasurive
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duket se prokurori i Vlorës, Dritan Marku ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia në nënshkrimin e një kontrate kapari dhe një kontratë shitje për një apartament në Vlorë, këtë të fundit pa praninë e palës blerëse, me qëllim justifikimin e burimeve financiare për krijimin e pasurive të mëvonshme.
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Kreshnik Ajazi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe të transferojë për inspektim një çështje të pushuar.
KPA lë në fuqi shkarkimin për prokuroren Alketa Nushi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur në mënyrë unanime të rrëzojë ankimin e ish-drejtueses së Prokurorisë së Kukësit Alketa Nushi, e cila u shkarkua nga Komisioni për problemet e evidentuara në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit.
Prokurori i Matit, Abaz Muça e kalon me sukses shkallën e parë të vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të konfirmojë në detyrë prokurorin e Prokurorisë Mat, Abaz Muça.
Prokurori Abaz Muça përballet me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk evidentoi probleme për pasurinë dhe pastërtinë e figurës të prokurorit Abaz Muça. Ai u pyet gjatë seancës dëgjimore për dy denoncime na publiku lidhur dy çështje të hetuara prej tij, kundër një rast ka vendosur mos fillimin dhe në rastin tjetër e ka pushuar procedimin penal.