Aleks Nikolli pas seancës dëgjimore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

Fshehu pasurinë, KPA lë në fuqi shkarkimin e Aleks Nikollit

Përjashtimi i Aleks Nikollit nga sistemi i drejtësisë mori formë të prerë të premten pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që la në fuqi vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të marrë thuajse 3 vjet më parë. Nikolli, ish-gjyqtar i Gjykatës së Apelit Shkodër, u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit […]

Prokurori Enrik Haxhiraj duke dalë nga seanca në KPK | Foto : Edmond Hoxhaj/BIRN
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e Enrik Haxhiraj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të premten se kishte vendosur në dhomë këshillimi të linte në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Apelit të Vlorës Enrik Haxhiraj. Një trupë e përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, […]

Gjyqtarja Irena Brahimi pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme

KPA mori prova të reja në çështjen ndaj gjyqtares së Apelit, Irena Brahimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten, 6 korrik, parashtrimet të reja të palëve në çështjen ndaj gjyqtares së Apelit të Përgjithshëm, Irena Brahimi, konfirmimi i të cilës në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik 2020 është ankimuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa. Fillimisht Komisioneri Publik Florian Ballhysa tha se pasi […]

Gjyqtarja Gentiana Xhelili në seancën dëgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj
KPA Lajme Veting

KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të hënës më 3 korrik ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Gentiana Xhelili dhe rikthimin e saj në sistemin e drejtësisë. Vendimi për konfirmimin e Xhelilit u mor […]