Ish-ministri i Shëndetesise, Ilir Beqaj duke dale nga ambientet e SPAK | Foto: LSA
Artikull kryesor Lajme Lajme

Abuzimet me fondet e BE-së, arrestohet ish-ministri Ilir Beqaj

Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është arrestuar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Masa e sigurisë ndaj Beqaj është marrë me kërkesë të SPAK, si pjesë e hetimeve për abuzime me fondet e BE-së gjatë periudhës që Beqaj mbante postin e drejtorit të SASPAC. Beqaj ka qenë […]

Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook
Lajme

Kalon për gjykim çështja penale në ngarkim të ish-kryetares së Bashkisë Patos

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten më 28 qershor kalimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të ish-kryetares së Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj dhe vartësve të saj. Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Bani në seancë paraprake, i cili e ka gjetur të […]

Komisioneri Publik Florian Ballhysa gjatë një seance në KPA. Foto:Vladimir Karaj
Artikull kryesor ! KP Lajme

Komisionerët Publikë kërkojnë transferimin e Njësisë Ligjore në SPAK

Mandati i dy organeve të vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve i njohur si procesi i “Vetingut”, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë përfundon në dhjetor 2024 dhe kompetencat e tyre kushtetuese kalojnë tek këshillat drejtues dhe drejtuesi i SPAK. Drejtuesi i SPAK, sipas Kushtetutës, do të ketë detyrën përfaqësimin e çështjeve në […]

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali Moku
Lajme

Ish-shefi IKMT-së Sarandë, Julian Prendi dënohet për korrupsion

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të mërkurën më 26 qershor të deklarojë fajtorë ish-drejtuesin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, IKMT Sarandë, Julian Preni  i akuzuar për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”; Arjel Balani, ish-punonjës i Zyrë së Urbanistikës Sarandë i hetuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm” dhe biznesmenit […]

Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook
Artikull kryesor ! Lajme

Grupi i trafikut të kokainës nga Kolumbia dënohen me 88 vjet burg

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të martën më 15 qershor vendimin ndaj ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku dhe 10 personave të tjerë, të akuzuar për trafikimin nga Kolumbia të 485.5 kg kokainë. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Flora Hajredinaj vendosi […]

Ilustrim nga Pixabay
Lajme

“Tele-marketingu i egër”, inteligjenca artificiale përdoret në mashtrimet me ‘call center’

Prokuroria e Milanos në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë zbuluar një skemë të mashtrimit të mijëra qytetarëve italianë nëpërmjet ‘call center’-ave, duke përdorur dhe inteligjencën artificiale për të arritur qëllimin e tyre kriminal. Në njoftimin e SPAK të shpërndarë të martën më 25 qershor, thuhet se mashtrimet janë […]