Gjyqtarja Rexhina Merlika pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPK

Gjyqtarja Rexhina Merlika dështoi të provonte burimet e një apartamenti

Gjyqtarja e Tiranës, Rexhina Merlika u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 13 mars 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë për pasurinë, si dhe kishte mungesë burimesh financiare për mbulimin e një pjese të çmimit të një apartamenti e një garazhi në Tiranë. Ndërkohë, u vlerësua […]

Trupa e KPK gjatë një seancë.
KPK Lajme

Ish-këshilltarja ligjore humbet të drejtën për të punuar për 15 vjet në drejtësi

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, KPK vendosi më 11 prill 2023 të ndërpresë procesin e vetingut për ish-këshilltaren ligjore, Ornela Xhembulla dhe t’i ndalojë asaj emërimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Ornela Xhembulla ka ushtruar detyrën e ndihmëses ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme për periudhën janar 2015 – shkurt 2017, kur me urdhër […]

Nga seanca e shpalljes së vendimit për gjyqtarin Besnik Hoxha në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Gjyqtari Besnik Hoxha konfirmohet me shumicë votash

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 18 maj vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Besnik Hoxha. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Ashtu, si gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të […]

Prokurori Bledar Bejko pas seancës në KPA. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN
KPA Lajme

KPA vendos të verifikojë tre çështje të hetuara nga Bledar Bejko

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të mërkurën më 17 maj që të verifikojë tre prej pesë çështjeve të denoncuara nga publiku ndaj prokurorit të Durrësit, Bledar Bejko, të depozituara pas konfirmimit të këtij të fundit në Komisionijn e Pavarur të Kualifikimit, KPK. Kryesuesja e trupit gjykues të Kolegjit, Albana Shtylla sqaroi të mërkurën […]

Nga seanca dëgjimore për gjyqtarin Besnik Hoxha në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme

Gjyqtari Besnik Hoxha përballet me barrë prove në të tri kriteret e vetingut

Historia e komplikuar e një apartamenti në përdorim të gjyqtarit Besnik Hoxha dhe transaksionet me të, dukeshin sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të dyshimta. Gjatë një seance të gjatë dëgjimore në KPK, ku gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha nuk ishte i pranishëm për arsye shëndetësore, avokatja e tij Antoneta Sevdari iu përgjigj një sërë […]

Prokurori Bledar Bejko pas seancës në KPA. Foto:Edmond Hoxhaj/BIRN
KPA Lajme Veting

KPA hap shqyrtimin gjyqësor për prokurorin Bledar Bejko

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 16 maj hapjen e shqyrtimit gjyqësor lidhur me ankimin e Komisioneres Publike, Irena Nino ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Bledar Bejko. Po ashtu, Kolegji vendosi të pranojë kërkesën tjetër të subjektit të rivlerësimit për të administruar të gjitha […]