Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Si e ‘fshehu’ gjyqtari Artur Malaj vilën 3-katëshe nga vetingu

Dokumente dhe dëshmi të siguruara nga BIRN tregojnë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  anashkaloi prova të shumta që e lidhin gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj me një vilë 3 katëshe në qytetin e Vlorës-si dhe akuzat për korrupsion dhe transaksionet e familjarëve me të ashtuquajturën “mafia” e pronave në bregdet.