Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmoi të mërkurën në detyrë gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë, Gentian Medja.
Author: Gjergj Erebara
KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Dritan Hallunaj
Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime e Rënda, Dritan Hallunaj iu bashkua sot listës së kolegëve që kanë kaluar me sukses procesin e vetingut.
Prokurori Gentjan Osmani përballet me vetingun
Prokurori i Krimeve të Rënda, njëherazi kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë Gentjan Osmani, u përball të martën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili ngriti pikëpyejte mbi burimet financiare për blerjen e një apartamenti në Tiranë.
Shkarkohet kreu i komanduar i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka
Pas konstatimit të problemeve me pasurinë e tij, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit Dritan Rreshka. Avokati i tij paralajmëron vazhdimin e betejës në Apel.
Konfirmimi në detyrë i gjyqtarit Bici mbyll vetingun e Gjykatës së Lartë
Gjyqtari Medi Bici është anëtari i katërt i Gjykatës së Lartë që i mbijetoi procesit të rivlerësimit në shkallë të parë. Pesë anëtarë të kësaj gjykate u shkarkuan për mosjustifikim pasurie, përfshirje në korrupsion apo lidhje me krimin e organizuar.
Vetingu rrëzon Artan Brocin e Gjykatës së Lartë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi me dy vota pro dhe një kundër shkarkimin e Artan Brocit, anëtari i pestë i Gjykatës së Lartë që digjet nga procesi i rivlerësimit.