Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra për gjyqtarin Lubonja, pas konstatimeve në seancën dëgjimore se ai kishte mungesë burimesh financiare dhe mijëra dollarë dhurata nga SHBA.
Author: Edmond Hoxhaj
Dhuratat nga SHBA, KPK pikëpyetje mbi pasurinë e gjyqtarit Sotiraq Lubonja
ILDKPKI e ka akuzuar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Korçë, Sotiraq Lubonja për fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe mungesë burimesh financiare për dhuratat e marra nga e ëma e ndjerë, si dhe vjehrri me banim në SHBA.
Pasuria e bashkëjetueses gropos karrierën e gjyqtarit Bledar Abdullai
Deklarimi i pamjaftueshëm i pasurisë dhe mungesa e burimeve financiare janë arsyet e listuara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vendimin e zbardhur për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Bledar Abdullai.
Nipi sekser dhe pasuria e vajzës i dhanë fund karrierës së gjyqtarit Gani Dizdari
Sipas vendimit të zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Gani Dizdari u shkarkua për shkak të kontakteve të papërshtatshme me nipin e tij të dënuar si sekser, si dhe për mos justifikimin e pasurisë nga personat e lidhur.
KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Apelit Durrës
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit shkarkoi të hënën nga detyra prokurorin Bujar Hoti, pasi hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit vuri në pikëpyetje burimin e pasurisë së tij.
ONM sfidon prokurorin Bujar Hoti: Ka ardhur koha të tregosh të vërtetën
Përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs i kërkoi të enjten gjatë seancës dëgjimore të vetingut prokurorit Bujar Hoti të tregonte të vërtetën, duke i cilësuar përgjigjet e tij mbi dyshimet e ngritura nga KPK për pasurinë familjare si të papërshtatshme dhe të çuditshme.






