Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Apelit Durrës

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit shkarkoi të hënën nga detyra prokurorin Bujar Hoti, pasi hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit vuri në pikëpyetje burimin e pasurisë së tij.

Seanca e prokurorit Bujar Hoti në KPK | Foto nga : Besar Likmeta

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit i udhëhequr nga Lulzim Hamitaj, me ralotore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Olsi Komici shpalli të henën në mëngjes vendimin për procesin e rivlerësimit të prokurorit të Apelit Durrës Bujar Hoti.

“Komisioni vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Bujar Hoti, me funksion prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës,” deklaroi kryesuesi Hamitaj.

Hoti iu nënshtrua procesit të rivlerësimit për të tre kriteret e vetingut, por gjetjet e KPK-së mbi pasurinë e tij ishin arsyet që motivuan vendimin për shkarkimin nga detyra.

Lexo më shumë:

Edhe pse Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, kishte dhënë një raport pozitiv mbi pasurinë e Hotit, duke deklaruar se ai kishte bërë deklarim të saktë dhe kishte burime të mjaftueshme dhe të ligjshme, hetimi administrativ i KPK-së i ka përmbysur këto gjetje.

Justifikimet e Hotit dhe të avokatit të tij Julian Mërtiri gjatë seancës dëgjimore, duket se nuk e kanë bindur KPK-në mbi legjitimitetin e burimeve të tij pasurore.

Procesi i vetingut apo i rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve në vend filloi në muajin mars të këtij viti me seancat dëgjimore për 57 subjektet e listës prioritare, përfshi kandidatë për institucionet e reja të drejtësisë dhe anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas 49 seancash dëgjimore deri në fillim të shtatoritjanë shkarkuar 28 gjyqtarë dhe prokurorë dhe janë rikonfirmuar në detyrë 21 subjekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *