KPK vendosi shkarkimin e prokurorit Shpëtim Kurti
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

KPK vendosi shkarkimin e prokurorit Shpëtim Kurti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Kurti. KPK në seancë dëgjimore tha se Kurtit i ishin gjetur lidhje me një trafikant të qenieve njerëzore, si dhe kishte probleme me justifikimin e pasurisë.

KPK vendosi shkarkimin e prokurorit Shpëtim Kurti
Prokurori Shpëtim Kurti (djathtas) dhe avoakti i tij gjatë seancës dëgjimore në KPK | Foto : Besar Likmeta

KPK njoftoi shkarkimin e prokurorit Shpëtim Kurti. Në seancën e njoftimit mëngjesin e të premtes, Kurti i cili ishte i pranishëm bashkë me avokatin nuk foli pasi iu bë me dije vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualfikimit.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 22.11.2018 për subjektin e rivlerësimit, Z.Shpëtim Kurti, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 23.11.2018 vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Shpëtim Kurti, prokuror në Prokurorinë e Tiranës”, tha drejtuesja e seancës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udhëhequr nga Brunilda Bekteshi si kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Roland Ilia anëtar, gjatë seancën dëgjimore si pjesë të procesit të rivlerësimit, e gjetën Kurtin me probleme në justifikimin e pasurisë dhe po ashtu thanë se ai kishte lidhje të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Relatori i çështjes Lulzim Hamitaj shpjegoi gjatë fjalës së tij se prokurori Kurti ishte hetuar vetëm për dy nga tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë dhe pastërtisë së figurës. Fillimisht trupa e KPK-së i kishte mbyllur hetimet vetëm me një kriter me 18 maj 2018, por i kishte rihapur përsëri më një vendim të dytë me 4 korrik për të tre kriteret. Në përfundim me 13 nëntor KPK ka mbyllur hetimin për 2 kritere dhe ka thirrur prokurorin në seancë dëgjimore, ku u tha se Kurti ishte gjetur i papërshtatshëm dhe me probleme me pasurinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *