Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se gjyqtari i Apelit Tiranë, Shkëlqim Mustafa ka fshehur pasurinë, ka bërë deklarim të rremë dhe ka mungesë burimesh të ligjshme për pasurinë e deklaruar.
Author: Edmond Hoxhaj
KPA largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Idriz Mulkurti
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar në mënyrë unanime ankimin e ish-gjyqtarit të Apelit për Krime të Rënda, Idriz Mulkurti i cili kundërshtoi vendimin e Komisionit për shkarkimin e tij nga detyra.
KPK u nda për pastërtinë e figurës së gjyqtarit Petrit Çomo
Shumica e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit konkludon se nuk ka prova që e implikojnë gjyqtarin e Tiranës Petrit Çomo, qoftë edhe në mënyrë të tërthortë, me dyshimet e ngritura nga DSIK për kontakte të papërshtatshme, favorizim në gjykim apo ndikim të paligjshëm. Pakica vlerëson se provat mbështetin konkluzionin për papërshtatshmërinë e […]
KPK: Arben Allajbeu nuk arriti t’i rrëzojë dyshimet për fshehjen e një apartamenti
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerëson se prokurori i Tiranës, Arben Allajbeu përdor si pronë të tijën një apartament të blerë në Tiranë nga e vjehrra dhe se ai nuk arriti të provojë marrdhënien e nënës së bashkëshortes dhe të kunatit me këtë pasuri, si dhe mundësinë e tyre financiare për të paguar vlerën e […]
Prokurorja Ledina Riza kalon me sukses vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të prokurores së Prokurorisë së Tiranës, Ledina Riza.
Prokurorja e Tiranës, Ledina Riza jep shpjegime për depozitat bankare
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka gjetur probleme me pasuritë e paluajtshme, profesionalizmin dhe figurën e prokurores Ledina Riza, por identifikoi balanca negative për krijimin e një pjese të likujditeteve bankare.