Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi ankimin e ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petraq Dhimitri, ndaj vendimit të Komisionit që ndëpreu procesin e vetingut pas dorëheqjes së tij dhe i hoqi të drejtën të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.
Author: BIRN
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Dritan Seci
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi në mënyrë unanime ankimin e kryer nga ish-kryetari i Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci ndaj vendimit për shkarkimin e tij nga detyra.
Veting pa vendim për ish-gjyqtarin e shkarkuar për korrupsion, Ibrahim Hoxha
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit thotë se ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha nuk e gëzon statusin e magjistratit për shkak të shkarkimit të tij dhe për këtë arsye, procesi i rivlerësimit përfundon pa një vendim.
KPK u nda për të ardhurat e fermës së gjyqtarit Hysen Saliko
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi gjyqtarin e Apelit Vlorë, Hysen Saliko për mungesë burimesh financiare, pasi i konsideroi deklarative pretendimet e tij për të ardhurat e familjes nga bujqësia e bletaria në vlerën 15.5 milionë lekë. Relatorja e çështjes, Suela Zhegu në pakicë, çmon se nuk mund të zerohen të ardhurat e përfituara nga […]
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Shkodrës, Albano Çepele
Komisioni evidentoi probleme për tre kriteret e rivlerësimit për gjyqtarin Albano Çepele dhe vendosi shkarkimin e tij nga detyra.
Konfirmimi i gjyqtares Nasufi, KPK u nda për blerjen e një apartamenti
Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Altina Nasufi u konfirmua me shumicë votash, ndërsa kryesuesja Valbona Sanxhaktari arsyetoi se ajo nuk vërtetoi burimet për blerjen e një apartamenti.