Pas katë seancash dëgjimore të thirrura nga vetë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, problemet e identifikuara fillimisht në pasurinë e prokurorit Moisi Duda duket se janë rrëzuar, ndërsa u vendos konfirmimi i tij në detyrë.
Author: BIRN
Gjyqtari Bib Ndreca përballet me probleme për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh të ligjshme për tre ngastra toke që zotëron gjyqtari Bib Ndreca, për blerjen e të drejtave reale të një apartamenti dhe një Benzi të dhuruar nga vëllezërit. Për krijimin e këtyre pasurive, Ndreca kishte deklaruar si burime krijimi të ardhura nga vëllezërit nga emigracioni dhe aktiviteti privat […]
Prokurori Alket Mersini përballet me probleme për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konstaton pamundësi financiare për blerjen e dy apartamenteve dhe pasaktësi në deklarime. Prokurori Mersini u pyet gjatë seancës dëgjimore për një transfertë 40 mijë euro nga shoqëria ndërtuese që u shiti apartamentin në Tiranë, në llogarinë bankare të bashkëshortes së tij dhe për përdorimin e një automjeti.
KPK ndërpret vetingun e gjyqtares Rezarta Mataj pas dorëheqjes
Gjyqtarja Rezarta Mataj ka njoftuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se nuk mund ta ndjekë procesin e vetingut nga vendi ku jeton aktualisht dhe ka kërkuar që të ndërpritet pa u dëgjuar në seancë.
Kolegji mbyll hetimin gjyqësor për Donika Prelën
Përfaqësuesja ligjore e prokurores Donika Prela i kundërshtoi të gjitha prapësimet e Komisionerit Publik lidhur me provat e reja të dorëzuara nga subjekti. KPA e rrëzoi kërkesën e avokates Blerina Dodaj, për të paraqitur konkluzionet përfundimtare në një seancë më vonë nga Komisioneri.
KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Fierit, Roland Jaupaj
Japuaj u shkarkua nga KPK për konflikt interesi, mosdeklarimin e një apartamenti në përdorim dhe pamundësi për justifikimin e kursimeve të bashkëshortes para martesës.