Ndërsa Shqipëria po shkon drejt hapjes së plotë, procesi i vetingut ka ngelur në vendnumëro prej marsit për shkak të aktit ende të pashfuqizuar të qeverisë për masat e veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore.
Author: BIRN
Gjyqtari Luan Daci me raport mjekësor, shtyhet ballafaqimi me gjykatën
Avokati i anëtarit të pezulluar të KPA-së paraqiti një raport mjekësor për paaftësi të përkohshme dyjavore të klientit të tij për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale. Seanca e komunikimit të masës u shty për të dielën.
Falsifikimi i së shkuarës: Si dështuan institucionet në verifikimin e Luan Dacit
Gjyqtari i pezulluar i Kolegjit, Luan Daci arriti të kalonte filtrat e Avokatit të Popullit, ONM-së dhe Kuvendit vetëm një vit pasi ishte skualifikuar nga një garë për gjyqtar në KLD për shkak të shkarkimit të vitit 1997 –duke siguruar një post në institucionin më të lartë të vetingut.
KPK dërgon për inspektim një vendim të gjyqtarit Asim Vokshi
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Asim Vokshi u konfirmua në detyrë, ndërsa një vendim i tij për zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje pasurore, i denoncuar nga një qytetar u dërgua për inspektim të mëtejshëm.
Problemet e shumëfishta me vilën 5-katëshe i kushtuan karrierën gjyqtarit Astrit Shema
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit argumenton se kryetari i Gjykatës Administrative të Vlorës, Astrit Shema nuk justifikon investime dhe shpenzime në vlerën e 7.7 milionë lekëve –si dhe ka kryer deklarim të rremë dhe është përpjekur të fshehë të dhënat për pasurinë e tij.
Shkarkimi i gjyqtarit Ardit Mustafaj, për huatë dhe të ardhurat e padokumentuara
Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e gjyqtarit Ardit Mustafaj bazohet në mungesën e dokumentimit të huave dhe të ardhurave për blerjen e dy pasurive të patundshme në Tiranë dhe Sarandë.