KPK identifikoi mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e një apartamenti dhe probleme me një vendim të saj në Gjykatën e Elbasanit të rrëzuar në Apel. Shirka kërkoi konfirmim në detyrë.
Author: Edmond Hoxhaj
Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Brunilda Malo shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të enjten të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Apelit të Korçës, Brunilda Malo (Orhani) për problemet me pasurinë. Malo iu nënshtrua procesit të vetingut vetëm për njërin kriter, pavarësisht kërkesave të shumta të saj për riçelje të hetimeve edhe për kriteret e figurës dhe profesionalizmit. Gjatë seancës dëgjimore të […]
Gjyqtari i Apelit, Artur Kalaja përballet me dyshime për “trajtim preferencial”
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje mbi një kontratë sipërmarrjeje të bashkëshortes së gjyqtarit Kalaja si dhe përfitimin e 24 milionë lekëve të babait në AKPP. Gjyqtari lotoi në seancë dhe kërkoi vazhdimin e detyrës.
Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra kryetarin e Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti, pasi gjatë seancës dëgjimore u evidentuan probleme me të tre kriteret e rivlerësimit.
Kontaktet me të dënuarin në Greqi “djegin” prokurorin Përparim Kulluri
Prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri u shkarkua nga detyra pas problemeve me pastërtinë e figurës dhe pasurinë.
Probleme në të trija kriteret për kryegjyqtarin e Elbasanit Sulejman Kurti
Prona të krijuara me burime të pajustifikuara, një raport sekret që sugjeron lidhje me krimin e organizuar dhe një masë sigurie arrest me burg i paargumentuar rënduan mbi kryetarin e Gjykatës së Elbasanit Sulejman Kurti, i cili u përball me procesin e vetingut të hënën.