Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për “kontrata” fiktive në blerjen dhe më pas shitjen me çmim më të lartë të pronave në disa raste, por gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda tha se “kishte gabime dhe lapsuse” dhe kërkoi konfirmimin.
Author: Edmond Hoxhaj
Konfirmohet kandidati për magjistrat, Enkel Peza
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi vazhdimin e karrierës në sistemin e drejtësisë nga Enkel Peza, kandidat për magjistrat dhe ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative të Tiranës.
Kreu i Gjykatës Administrative të Korçës kalon vetingun
Gjyqtari Sokol Ibi u konfirmua në detyrë pas hetimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për të tre kriteret e rivlerësimit.
KPK identifikon probleme në të tri kriteret e vetingut për prokurorin Hysni Vata
Nga analiza financiare subjekti ka rezultuar balancë negative dhe mungesë e burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive. DSIK ka konstatuar papërshtatshmërinë e prokurorit Vata për vazhdimin e detyrës, ndërkohë që ONM i ka referuar Komisionit disa gjetje për hetimet e aksidenteve në punë në minierën e Bulqizës.
Kandidati për magjistrat, Enkel Peza përballet me vetingun
Ndihmësi ligjor pranë Gjykatës Administrative të Tiranës iu përgjigj pyetjeve për pronësinë e katër makinave dhe tha se ai dhe babai i tij avokat kishin burime të ligjshme për pasuritë. Vendimi për karrierën e tij do të shpallet më 6 shtator.
Kreu i Gjykatës Administrative të Korçës, Sokol Ibi përballet me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi probleme me pasurinë modeste të kryetarit të Gjykatës Administrative të Korçës, Sokol Ibi, ndërkohë që ai kundërshtoi analizën financiare dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.