Aurel Zarka, prokuror | Foto: Edmond Hoxhaj
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Aurel Zarka

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka u konfirmua në detyrë të premten më 28 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK. Zarka pati një seancë të shkurtër dëgjimore një ditë më herët,  gjatë së cilës dha shpjegime të përmbledhura për dy gjetje në kriterin e pasurisë. Për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin Zarka […]

Gjyqtarja Vjollca Spahiu pas vendimit të KPK. Foto | LSA
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Vjollca Spahiu

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës Vjollca Spahiu u konfirmua në detyrë të premten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas rivlerësimit në të tri kriteret. Spahiu, që ka shërbyer një pjesë të madhe të karrierës në Kukës dhe u transferua në Tiranë në vitin 2014, iu nënshtrua gjatë një seance dëgjimore një sërë pyetjesh në […]

Gjyqtarja Iliba Bezati pas seancës në KPA. Foto| BIRN
KPA Lajme Veting

KPA çel hetimin administrativ për gjyqtaren Iliba Bezati

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të mërkurën qëndrimet e palëve në çështjen ndaj gjyqtares së Apelit Iliba Bezati. Bezati që është konfirmuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ankimua në Kolegj në vitin 2021 nga Komisioneri Publik. Gjatë seancës në fjalën e tij Komisioneri Florian Ballhysa u qëndroi parashtrimeve të bëra në ankim, […]

Gjyqtarja Vjollca Spahiu pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme

Gjyqtarja Vjollca Spahiu përballet me pyetje mbi pasurinë

Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Vjollca Spahiu u përball të martën me një seancë të gjatë pyetjesh nga vëzhguesi ndërkombëtar, Stiven Kesler dhe anëtarë të trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kryesisht mbi transaksionet për dy pasuri të paluajtshme dhe një makinë. Spahiu siç rezultoi në seancë kishte kryer disa transaksione që KPK i […]

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë një seance dëgjimore.
KP Lajme Veting

Vendimi KPK për ish-inspektoren e ish-KLD-së Sofia Zhilla ankimohet në Kolegj

Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të premten më 14 qershor vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për ndërprerjen e vetingut pa vendim përfundimtar të ish-inspektores pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Sofia Zhilla. Vendimi i KPK për Zhillën u mor me shumicë votash nga relatori Lulzim Hamitaj dhe anëtarja Firdes Shuli, që konkluduan […]

Gjyqtari Julian Haxhiu pas vendimit të KPK. Foto | BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon me shumicë votash gjyqtarin Julian Haxhiu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten se me shumicë votash ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës Julian Haxhiu. Haxhiu, u përball gjatë seancës dëgjimore më 5 qershor me pyetje mbi bilancet negative dhe konstatimin për kryerjen e disa transaksioneve në dukje fiktive, me qëllimin mundësimin e përfitimit të një kredie […]