Prokurori Robert Kote pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

SPAK sqaron tërheqjen nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rihapi procesin ndaj prokurorit Robert Kote pasi e gjeti të paqartë proceduralisht qëndrimin përfundimtar të përfaqësuesit të SPAK-ut, Klodian Braho. Vendimi për rihapje u mor, siç u tha në seancën e së mërkurës, për të sqaruar nëse tërheqja e SPAK nga kërkesa për shkarkimin e Kotes ishte njëkohësisht edhe tërheqje […]

Prokurorja Eranda Laze pas një seance në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

SPAK këmbëngul në kërkesën për shkarkim të prokurores Eranda Laze

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të mërkurën qëndrimet përfundimtare të palëve në ankimim e Komisionerit Publik ndaj prokurores Eranda Laze. Filimisht në seancë, prokurori Adnan Xholi i autorizuar nga kreu i SPAK iu përgjigj pyetjeve nga relatori. Më pas, palët lexuan konkluzionet përfundimtare. Xholi në qëndrimin e tij kërkoi shkarkimin e Lazes, duke referuar […]

Prokurorja Elona Alvora pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

SPAK kërkon që prokurorja Elona Alvora të rikthehet në Magjistraturë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, zhvilloi të mërkurën seancën për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit që konfirmoi në detyrë prokuroren Elona Alvora. Çështja lidhet me ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të  7 qershorit  2022, i cili e kishte konfirmuar Alvorën në detyrë. Në paraqitjen […]

Seanca në KPA per Kledian llaho
KPA Lajme Veting

Kolegji shtyn seancën ndaj prokurorit Kledian Llaho

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu të premten seancën dëgjimore ndaj prokurorit Kledian Llaho, pasi avokati i këtij të fundit kërkoi kohë për tu njohur me dosjen. KPA vuri në dukje gjatë vendimmarrjes së Llaho kishte marrë materialet në fund të vitit 2022 dhe se kishte pasur kohë të mjaftueshme për të caktuar mbrojtës dhe […]

Kolegji i Posaçëm i Apelimit në seancën e prokurores Armida Hamiti. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme

Kolegji hap gjykimin dhe pranon prova të reja ndaj prokurores Armida Hamiti

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi pjesërisht të premten prova të reja në çështjen ndaj prokurores Armida Hamiti. Trupa e kryesuar nga Rezarta Schuetz dhe me anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi pranoi pjesën më të madhe të dokumenteve shtesë për të provuar pasuritë e Hamitit, por refuzoi tre dokumente të […]

Gjyqtari Arqile Basho i Gjykatës së Vlorës pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

KPA përfundon vetingun e gjyqtarit Arqile Basho pa vendim përfundimtar

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi të hënën, më 2 qershor, të përfundojë procesin e vetingut për gjyqtarin e Vlorës, Arqile Basho, pa një vendim përfundimtar. Basho u shkarkua nga detyra më 15 dhjetor 2021 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, për pamundësi në krijimin e pasurive, fshehjen e dy apartamenteve dhe të […]