Rezarta Balliu (Vigani) pas vendimit të shkarkimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPA

KPA i gjen të drejta konkluzionet e KPK për shkarkimin e gjyqtares Rezarta Balliu

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 25 shtator 2023 të lërë në fuqi shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Rezarta Balliu, pasi i gjeti të drejta thuajse të gjitha konkluzionet e Komisionit për bilancet negative në krijimin e pasurive, për veprime fiktive e deklarim të rremë. KPK e shpalli shkarkimin nga detyra […]

Gjyqtarja e Rrethit Gjyqësor Vlorë, Herila Çela në KPK | FotoL LSA
Analiza KPK

KPK: Gjyqtarja Herila Çela bëri deklarim të pamjaftueshëm dhe cënoi besimin e publikut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra më 30 tetor 2023 gjyqtaren e Vlorës, Herila Çela, pasi u konkludua se gjendej në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për pasurinë, ndërsa në vlerësimin tërësor u çmua se kishte cënuar besimin e publikut për shkak të përfitimit të të ardhurave nga fondet publike nëpërmjet shoqërisë së […]

Gjyqtarja e Tiranës, Blerina Muço në KPK. Foto: LSA.
Analiza KPK

Dy qëndrimet e ndryshme të KPK për gjyqtaren Blerina Muço

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 1 nëntor 2023 të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Blerina Muço, pasi shumica e trupës e përbërë nga relatori Roland Ilia dhe anëtarja Brunilda Bekteshi konkluduan se ky subjekt rivlerësimi nuk arriti nivel të mjaftueshëm për pasurinë, si dhe se në vlerësimin tërësor të çështjes u […]

Gjyqtari Erarbër Madhi dhe avokati i tij, Julian Mërtiri pas seancës në KPA. Foto: Vladimir Karaj.
Analiza KPA

Vendimi i KPA: Arsyet e shkarkimit të gjyqtarit Erarbër Madhi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 27 korrik të ndryshojë vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative Tiranë, Erarbër Madhi dhe e shkarkoi atë nga detyra për fshehje në emër të nënës të një apartamenti dhe investimi në bono thesari, duke çmuar se është […]

Seanca ndaj prokurorit Mustafa Turku në KPK | Foto nga: Vladimir Karaj
Analiza KPK

Mustafa Turku u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm dhe cënim të besimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, vendosi më 16 tetor të shkarkojë nga detyra prokurorin e Elbasanit, Mustafa Turku, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm për pasurinë, si dhe kishte cënuar besimin e publikut me veprimet dhe mosveprimet e tij në të paktën dy çështje. Ndërkohë, prokurori Turku mori […]