Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur ndaj gjyqtares së Vlorës Elona Mihali u fokusua mbi një rast të dyshuar konflikti interesi, të cilin gjyqtarja e mohoi. KPK vuri në dukje se ajo nuk kishte barrë prove në çështjet e tjera.
Artikull kryesor Lajme
KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-kryetares së Gjykatës së Gjirokastrës, Albina Spaha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi në mënyrë unanime të lërë në fuqi vendimin e Komisionit për shkarkimin e ish-gjyqtares Albina Spaha.
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit Tiranë, Shkëlqim Mustafa
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për një apartament të padeklaruar ndër vite si dhe për përdorimin e një Benz-i me vlerë 35 mijë euro që figuron në pronësi të nipit të tij.
Pas dorëheqjes, Alaudin Malaj i kërkon KPA-së prishjen e vendimit të KPK-së
Në seancë dëgjimore ish-drejtuesi i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj këmbënguli se ai ishte viktimë i një komploti dhe ngriti akuza për shkelje në vendimin e KPK-së për të pranuar dorëheqjen e tij.
Gjyqtarja Arta Duka kalon me sukses vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, Arta Duka.
KPA rrëzon ankimin e Elona Kanas ndaj vendimit për ndërprerjen e vetingut
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi në mënyrë unanime vendimin e Komisionit për ndërperjen e procesit të rivlerësimit pas dorëheqjes së kandidates për magjistrate, Elona Kana dhe ndalimin e saj për t’u emëruar në sistemin e drejtësisë.