Prokuroria e Durrësit njoftoi të hënën se përfundoi hetimet ndaj ish-shefit të Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha dhe e dërgoi çështjen për shqyrtim në gjykatë. Fusha akuzohet për veprën penale të “refuzimit për deklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive..”, i parashikuar nga neni 257/a paragrafi 2 i Kodit Penal dhe nëse shpallet fajtor, […]
Artikull kryesor !
Qeveria vendos ‘të zgjidhë qesen’ për pagat e shtuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve
Qeveria shqiptare po përgatitet të shlyejë detyrimet e prapambetura për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve me fondet e mbetura të buxhetit 2023, me anë të një akti normativ që po harton Ministria e Financave. Vendimi për kalimin e fondit të kontigjencës për shlyerjen e këtyre detyrimeve u bë i ditur në mbledhjen e fundit të […]
Qeveria bën një vesh shurdh ndaj shtesës së pagës për institucionet e drejtësisë
Në mbledhjen online të Komisionit të Ligjeve të martën, përfaqësues të institucioneve të drejtësisë kërkuan nga Kuvendi që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shtesën e pagës së magjistratëve si dhe të parashikohet kompensimi për shtesat e prapambetura në buxhetin e vitit 2024 të qeverisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, […]
Brukseli nuk është bindur nga lufta e deritanishme kundër korrupsionit
Viti 2023 ka gjasa do të hyjë në historinë e Shqipërisë si viti kur disa nga çështjet madhore të korrupsionit dhe abuzimit me detyrën përfunduan në dyert e gjykatave, me disa ish-zyrtarë të lartë të dënuar apo të akuzuar. Megjithatë, numri i hetimeve dhe gjykimeve të tilla, ndonëse i pazakontë për Shqipërinë, duket se nuk […]
Kolegji fshikullon KLP për vendimarrje “absolutisht të papranueshme”
Kolegji i Posaçëm i Apelimit deklaroi të premten shkarkimin nga detyra të prokurorit Kujtim Luli dhe denoncoi një vendimarrje të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në favor të tij si “absolutisht të papranueshme” dhe në kundërshtim me ligjin. Përmes një njoftimi për shtyp, trupa gjykuese e KPA bëri me dije se pasi e kishte marrë […]
Vetingu i magjistratëve në Shqipëri ngre pikëpyetje të parehatshme për kolegët e tyre në Ballkan
Prej kohësh ishin ngritur pikëpyetje për origjinën e pasurisë së Artur Malajt. Por kur gjyqtari i vjetër iu nënshtrua procesit të vetingut në Shqipëri, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi atë në detyrë. U desh ndërhyrja e panelit të ekspertëve ndërkombëtarë për të detyruar një rishikim, jo vetëm të pasurisë së Malajt, por edhe […]