Prokurori Arian Ndoja pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: LSA
KPK Lajme Veting

Kontaktet e papërshtatshme, KPK shkarkon prokurorin Arian Ndoja

Prokurori i Durrësit Arian Ndoja u shkarkua të premten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas rivlerësimit në dy prej kritereve. Gjatë seancës dëgjimore trupa e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Xhensila Pine anëtare dhe Firdes Shuli relatore vunë në dukje lidhjet e Ndojës me të paktën dy persona që u cilësuan me precedentë penalë […]

Prokurori Emror Kasaj pas seancës së dytë dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

“Le të shkojë ku të shkojë”: Qëndrimi i prokurorit Emror Kasaj në KPK

Prokurori i Gjirokastrës, Emror Kasaj u përball për herë të dytë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 5 maj lidhur me problemet në kriterin e figurës dhe profesionalizmit. Në fillim të seancës, kryesuesja Xhensila Pine sqaroi se ishte pranuar kërkesa e prokurorit Kasaj e paraqitur në seancën e mëparshme më 17 mars për riçeljen […]

Trupa e KPK-së gjatë një seance dëgjimore. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Gjyqtarja Anila Capo largohet me dorëheqje nga drejtësia

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur të mërkurën më 4 maj të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren e Tiranës, Anila Capo për shkak të dorëheqjes së saj, si  dhe i ka hequr asaj të drejtën për t’u riemëruar në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. Në vendimin e arsyetuar të KPK […]

Gjyqtari i pezulluar, Guximtar Boçi pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Guximtar Boçi jep shpjegime për audio-përgjimin dhe pasuritë

Gjyqtari Guximtar Boçi, i pezulluar prej vitit 2016 pas publikimit të një audio-skandali, u përball të mërkurën 4 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK ku gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për audio-regjistrimin dhe për një apartament në Tiranë në pronësi të bashkëshortes, pasuri për të cilën ajo deklaron se zotëron […]

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Elbana Lluri pas seancës në KPA. Foto:V.Karaj/BIRN
KPA Lajme Veting

Vetingut të Elbana Llurit i bashkohen edhe fashikujt e çështjes së ish-bashkëshortit

Në seancën e radhës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit të konfirmimit të gjyqtares së Gjykatës së Apelit Tiranë, Elbana Lluri, u bë me dije një opinion i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM që kërkon bashkimin e çështjes së këtij subjekti rivlerësimi me atë të […]

Prokurori i Lezhës, Simon Pashuku pas vendimit të shkarkimit në KPK. Foto: Malton Dibra/LSA
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Simon Pashuku

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Lezhës, Simon Pashuku duke e larguar përfundimisht këtë subjekt rivlerësimi nga sistemi i drejtësisë. Prokurori Pashuku u shkarkua nga detyra më 22 nëntor të vitit 2019, pasi […]