Guximtar Boçi jep shpjegime për audio-përgjimin dhe pasuritë

Lajme
Gjyqtari Guximtar Boçi, i pezulluar prej vitit 2016 pas publikimit të një audio-skandali, u përball të mërkurën 4 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK ku gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për audio-regjistrimin dhe për një apartament në Tiranë në pronësi të bashkëshortes, pasuri për të cilën ajo deklaron se zotëron ½-ën të trashëguar nga babai i saj i  ndjerë. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me anëtar Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tonci Petkovic. Guximtar Boçi e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si gjyqtar dhe kryetar gjykate në Gjirokastër. Në vitin 2016, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, KLD e shkarkoi Boçin nga detyra e kryetarit të Gjykatës dhe e pezulloi atë si gjyqtar, pas publikimit të një audioje në emisionin “Stop”, ku ai akuzohej se kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendimi gjyqësor. Në vitin 2017, prokuroria e pushoi procedimin penal ndaj Boçit dhe një vit më vonë ai fitoi pafajësinë me vendim të Gjykatës së Apelit të Vlorës. Boçi ka kërkuar prej asaj kohe rikthimin në sistemin gjyqësor, por Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka rrëzuar kërkesat e tij. Edhe gjatë seancës të mërkurën, relatori Lulzim Hamitaj konstatoi pezullimin e Boçit si gjyqtar dhe vërejti se një prej denoncimeve nga publiku kishte të bënte pikërisht me audio-regjistrimin e bërë publik nga emisioni “Stop”. Boçi i filloi shpjegimet e tij lidhur me këtë gjetje. Ai theksoi se ishte pikërisht kjo çështje që kishte ndikuar tek grupi i punës së Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, DSIK dhe të ILDKPKI-së. Ai deklaroi se statusin si i pezulluar duhej ta kishte pasur deri në vitin 2017, kur hetimi ishte pushuar me formë të prerë. Subjekti e konsideroi transmetimin e audio-regjistrimit me qëllim diskriminimin e tij, pasi ishte zgjedhur edhe dita kur po zhvillohej dasma e vajzës. Boçi pohoi se shumica e ish-anëtarëve të KLD-së kishin kërkuar shtyrjen e seancës për t’u njohur me rastin dhe për t’u dëgjuar ai vetë, por sipas tij, kishte qenë insistimi i Ministrit të Drejtësisë së kohës që kishte ngulmuar dhe ishte dëgjuar një inspektore lidhur me atë çfarë ajo kishte dëgjuar nga bërja publike e rastit. Ai pretendoi se trajtimi i çështjes në vijimësi nga emisioni “Stop” ishte presion dhe shantazh, por kur u pyet nga kryesuesja Bekteshi nëse kishte informacion se cili ishte qëllimi i shantazhit të pretenduar, Boçi tha se pas transmetimit, duhej që të pritej të konkludonin isntitucionet. “Me një regjistrim me kompjuter sulmuan familjen time,” tha ai. Boçi u ankua për zvarritjen e shqyrtimit të kërkesës së tij për revokimin e vendimit të pezullimit dhe shtoi se nuk dihej se kur mund të përfundonte procesi në Gjykatën Administrative lidhur me kërkesë- padinë për rikthimin në punë. Po ashtu, ai e cilësoi të çuditshëm konkluzionin e DSIK-së që e ka vlerësuar të papërshtatshëm vetëm me të dhënat e këtij rasti publik. Në seancë nuk u relatua nga KPK ndonjë konkluzion paraprak lidhur me kriterin e pastërtisë së figurës, por u evidentua se DSIK kishte konstatuar papërshtatshmëri. I pyetur nga relatori Hamitaj nëse e kishte takuar ndonjëherë denoncuesen e tij deri në momentin që ishte bërë publik audio-regjistrimi, Boçi sqaroi se vetëm një herë në vjeshtën e vitit 2013, ajo kishte shkuar për t’u ankuar për shkëputjen e energjisë elektrike dhe se e kishte orientuar se në cilat institucione duhej të shkonte. Subjekti shtoi se më parë kishte lëshuar një urdhër mbrojtje. Sipas Boçit, denoncuesja nuk kishte arsye pse ta pyeste për vendimin. Vëzhguesit ndërkombëtar, Tonci Petkovic iu desh ta pyeste dy herë gjyqtarin Boçi për të marrë një përgjigje të saktë, nëse zëri që dëgjohet në audio-regjistrim është i tij ose jo. “Nuk jam unë se ai regjistrim nuk ekziston,” tha Boçi dhe pretendoi se audio-regjistrimi ishte bërë me program kompjuterik nga ata që donin ta dëmtonin. Nga sa relatoi Hamitaj në seancë, për kriterin profesional nuk u evidentuan probleme të tjera domethënëse. Gjetjet për pasurinë KPK konstaton pamundësi financiare të gjyqtarit Boçi për ndërtimin e një shtëpie me sipërfaqe 121 m2 në një fshat të Gjirokastrës. Në vitin 2003, subjekti ka deklaruar se për ndërtimin e banesës janë shpenzuar 1.5 milionë lekë, por nga analiza financiare paraprake ka rezultuar balancë negative në shumën 1.3 milionë lekë. Në vijim u konstatua se Boçi ka përfituar një tjetër shesh ndërtimi me sipërfaqe 400 m2 në Gjirokastër, ndërkohë që e zotëronte një. Gjyqtari Boçi e kundërshtoi analizën e Komisionit për këtë pasuri. Ai deklaroi se trualli ishte përfituar me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave dhe theksoi se nuk i ishte konsideruar në analizë kthimi i një huaje. Po ashtu, Boçi kërkoi që t’i konsiderohej paga si gjyqtar i jashtëm për periudhën ‘95-‘96 derisa ishte emëruar si gjyqtar. Ai pretendoi se ishte paguar me 6000 lekë në muaj në atë periudhë. Po ashtu, Boçi shpjegoi se kur ishte emëruar si gjyqtar në vitin 1996, kishte pësuar aksident dhe faktikisht nuk kishte qenë në punë. Ai shtoi se në vitin 1997 gjykatat nuk kishin funksionuar dhe pretendoi se nuk mund të ngriheshin dyshime për të ardhurat që kishin shërbyer për ndërtimin e banesës. Sipas Boçit, si burim kishin shërbyer edhe letrat me vlerë që i kishte disponuar e ëma. Në seancë u evidentua një apartament me sipërfaqe 71 m2 në Tiranë, në pronësi të bashkëshortes së Boçit. Për këtë pasuri, subjekti ka deklaruar se bashkëshortja zotëron ½ pjesë takuese të të atit, të përfituar me trashëgimi testamentare. Relatori Hamitaj vërejti se në testamentin e babait të ndjerë të bashkëshortes së subjektit përcaktohet apartamenti në Tiranë do të trashëgohet vetëm nga vajza e tij, ndërsa pasuritë e tjera i ka ndarë në mënyrë të barabartë mes gjithë trashëgimtarëve. KPK vëren se apartamenti është blerë nga vjehrri i ndjerë i Boçit në vitin 2012 kundrejt çmimit 9.5 milionë lekë. Nga hetimi, Komisioni ka konstatuar se prindërit e bashkëshortes së subjektit nuk kanë pasur burime financiare të mjaftueshme për krijimin e kësaj pasurie. “Nisur nga mungesa e burimeve financiare dhe rrethanat e tjera duket se blerja dhe regjistrimi në emër të vjehrrit dhe kalimi tek bashkëshortja e subjektit të rivlerësimit janë bërë me qëllim fshehjen e burimeve të kësaj pasurie,” pohoi Hamitaj. Subjekti i kundërshtoi gjetjet e Komisionit dhe deklaroi se me dëshminë testamentare ishin njohur në vitin 2017 dhe se bashkëshortja e tij e kishte deklaruar pjesën e saj takuese në këtë pasuri. “Pronar nuk të bënë regjistrimi i pasurisë, por kontrata e blerjes. Vjehrra është bashkëpronare dhe pjesën e saj ia lë trashëgimi kujt të dojë ajo”, theksoi Boçi. Vëzhguesi ndërkombëtar, Tonci Petkovic vërejti se vjehrri i subjektit kishte jetuar gjatë gjithë kohës në Gjirokastër, ndërkohë që në moshë të thyer kishte blerë apartamentin në Tiranë. Ai e pyeti Boçin se përse e kishte kryer vjehrri këtë investim dhe subjekti shpjegoi se kishte dashur të jetonte pranë djalit në Tiranë. Boçi u pyet lidhur me një shtëpi banimi dhe truall në një fshat të Bashkisë Gjirokastër, pasuri për të cilën ka deklaruar se është në gjendje të pabanueshme. Sipas Hamitajt, subjekti nuk mund të justifikohet për mosdeklarimin e kësaj pasurie me pretendimin se nuk është e regjistruar, ndërkohë që e ka pasqyruar në deklaratën veting me të njëjtin status. Subjekti deklaroi në seancë se shtëpia kishte qenë e rrënuar që prej vitit 2003. Ai vërejti se pasaktësitë rridhnin si pasojë e përgjigjeve të ndryshme të dërguara nga institucionet përkatëse. Në përgjigje të pyetjeve të Komisionit për të qartësuar situatën, Boçi deklaroi se pjesa e rrënuar i përkiste atij, ndërsa objekti funksional ngjitur ishte e djalit të xhaxhait. Boçit i janë kërkuar shpjegime për mosdeklarimin e burimeve të shpenzuara për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 57 m2 në Gjirokastër nga vajza e tij dhe bashkëjetuesi i saj, kundrejt çmimit 2 milion lekë. Sipas Hamitajt, subjekti ka shpjeguar se vajza ishte shkëputur prej trungut familjar prej vitit 2013 dhe se nuk kishte pasur detyrim për ta deklaruar. Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar se vajza e subjektit dhe bashkëjetuesi i saj janë gjetur me balancë negative në shumën 1.8 milionë lekë për blerjen e apartamentit në Gjirokastër. Për blerjen e një apartamenti tjetër në Sarandë nga vajza dhe bashkëjetuesi i saj për çmimin 3.5 milionë lekë, ku si burim krijimi ka shërbyer edhe një kredi në shumën 2 milionë e 950 mijë lekë, nuk ka rezultuar balancë negative. Boçi e cilësoi të pasaktë analizën financiare të Komisionit për blerjen e apartamentit në Gjirokastër nga vajza dhe bashkëjetuesi i saj. Ai deklaroi se vajza e tij ushtron profesionin e ekonomistes dhe ka kryer vetë analizën financiare bazuar në formulën e duhur, prej nga rezulton me balancë pozitive. Sipas KPK, Boçi ka rezultuar me balancë negative në vlerën 400 mijë lekë për blerjen e një automjeti tip Benz për çmimin 600 mijë lekë dhe në pamundësi në shumën 92 mijë lekë për krijimin e një depozite 2.3 milionë lekë. Nga analiza financiare e përgjithshme ka reuzltuar balancë negative në vlerën totale 2.1 milionë lekë për familjen e subjektit të rivlerësimit dhe 900 mijë lekë për vajzën e tij në blerjen e apartamentit në Gjirokastër. Boçi pretendoi se kishte vërtetuar se kishte pasur burime të ligjshme për blerjen e Benz-it dhe se për krijimin e depozitave kishin shërbyer dëmshpërblimet si i përndjekur politik që i kishte përfituar si trashëgimtar. Ai këmbënguli se analiza financiare e përgjithshme e kryer prej tij rezulton me balancë pozitive dhe kërkoi konfirmimin në detyrë duke pretenduar se kishte arritur nivel të besueshëm. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më 10 maj, në orën 09:15.

Gjyqtari Guximtar Boçi, i pezulluar prej vitit 2016 pas publikimit të një audio-skandali, u përball të mërkurën 4 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK ku gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për audio-regjistrimin dhe për një apartament në Tiranë në pronësi të bashkëshortes, pasuri për të cilën ajo deklaron se zotëron ½-ën të trashëguar nga babai i saj i  ndjerë.

Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me anëtar Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tonci Petkovic.

Guximtar Boçi e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si gjyqtar dhe kryetar gjykate në Gjirokastër.

Në vitin 2016, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, KLD e shkarkoi Boçin nga detyra e kryetarit të Gjykatës dhe e pezulloi atë si gjyqtar, pas publikimit të një audioje në emisionin “Stop”, ku ai akuzohej se kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendimi gjyqësor.

Në vitin 2017, prokuroria e pushoi procedimin penal ndaj Boçit dhe një vit më vonë ai fitoi pafajësinë me vendim të Gjykatës së Apelit të Vlorës. Boçi ka kërkuar prej asaj kohe rikthimin në sistemin gjyqësor, por Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka rrëzuar kërkesat e tij.

Edhe gjatë seancës të mërkurën, relatori Lulzim Hamitaj konstatoi pezullimin e Boçit si gjyqtar dhe vërejti se një prej denoncimeve nga publiku kishte të bënte pikërisht me audio-regjistrimin e bërë publik nga emisioni “Stop”.

Boçi i filloi shpjegimet e tij lidhur me këtë gjetje. Ai theksoi se ishte pikërisht kjo çështje që kishte ndikuar tek grupi i punës së Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar, DSIK dhe të ILDKPKI-së. Ai deklaroi se statusin si i pezulluar duhej ta kishte pasur deri në vitin 2017, kur hetimi ishte pushuar me formë të prerë.

Subjekti e konsideroi transmetimin e audio-regjistrimit me qëllim diskriminimin e tij, pasi ishte zgjedhur edhe dita kur po zhvillohej dasma e vajzës. Boçi pohoi se shumica e ish-anëtarëve të KLD-së kishin kërkuar shtyrjen e seancës për t’u njohur me rastin dhe për t’u dëgjuar ai vetë, por sipas tij, kishte qenë insistimi i Ministrit të Drejtësisë së kohës që kishte ngulmuar dhe ishte dëgjuar një inspektore lidhur me atë çfarë ajo kishte dëgjuar nga bërja publike e rastit.

Ai pretendoi se trajtimi i çështjes në vijimësi nga emisioni “Stop” ishte presion dhe shantazh, por kur u pyet nga kryesuesja Bekteshi nëse kishte informacion se cili ishte qëllimi i shantazhit të pretenduar, Boçi tha se pas transmetimit, duhej që të pritej të konkludonin isntitucionet. “Me një regjistrim me kompjuter sulmuan familjen time,” tha ai.

Boçi u ankua për zvarritjen e shqyrtimit të kërkesës së tij për revokimin e vendimit të pezullimit dhe shtoi se nuk dihej se kur mund të përfundonte procesi në Gjykatën Administrative lidhur me kërkesë- padinë për rikthimin në punë.

Po ashtu, ai e cilësoi të çuditshëm konkluzionin e DSIK-së që e ka vlerësuar të papërshtatshëm vetëm me të dhënat e këtij rasti publik. Në seancë nuk u relatua nga KPK ndonjë konkluzion paraprak lidhur me kriterin e pastërtisë së figurës, por u evidentua se DSIK kishte konstatuar papërshtatshmëri.

I pyetur nga relatori Hamitaj nëse e kishte takuar ndonjëherë denoncuesen e tij deri në momentin që ishte bërë publik audio-regjistrimi, Boçi sqaroi se vetëm një herë në vjeshtën e vitit 2013, ajo kishte shkuar për t’u ankuar për shkëputjen e energjisë elektrike dhe se e kishte orientuar se në cilat institucione duhej të shkonte.

Subjekti shtoi se më parë kishte lëshuar një urdhër mbrojtje. Sipas Boçit, denoncuesja nuk kishte arsye pse ta pyeste për vendimin.

Vëzhguesit ndërkombëtar, Tonci Petkovic iu desh ta pyeste dy herë gjyqtarin Boçi për të marrë një përgjigje të saktë, nëse zëri që dëgjohet në audio-regjistrim është i tij ose jo.

“Nuk jam unë se ai regjistrim nuk ekziston,” tha Boçi dhe pretendoi se audio-regjistrimi ishte bërë me program kompjuterik nga ata që donin ta dëmtonin.

Nga sa relatoi Hamitaj në seancë, për kriterin profesional nuk u evidentuan probleme të tjera domethënëse.

Gjetjet për pasurinë

KPK konstaton pamundësi financiare të gjyqtarit Boçi për ndërtimin e një shtëpie me sipërfaqe 121 m2 në një fshat të Gjirokastrës. Në vitin 2003, subjekti ka deklaruar se për ndërtimin e banesës janë shpenzuar 1.5 milionë lekë, por nga analiza financiare paraprake ka rezultuar balancë negative në shumën 1.3 milionë lekë.

Në vijim u konstatua se Boçi ka përfituar një tjetër shesh ndërtimi me sipërfaqe 400 m2 në Gjirokastër, ndërkohë që e zotëronte një.

Gjyqtari Boçi e kundërshtoi analizën e Komisionit për këtë pasuri. Ai deklaroi se trualli ishte përfituar me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave dhe theksoi se nuk i ishte konsideruar në analizë kthimi i një huaje.

Po ashtu, Boçi kërkoi që t’i konsiderohej paga si gjyqtar i jashtëm për periudhën ‘95-‘96 derisa ishte emëruar si gjyqtar. Ai pretendoi se ishte paguar me 6000 lekë në muaj në atë periudhë.

Po ashtu, Boçi shpjegoi se kur ishte emëruar si gjyqtar në vitin 1996, kishte pësuar aksident dhe faktikisht nuk kishte qenë në punë. Ai shtoi se në vitin 1997 gjykatat nuk kishin funksionuar dhe pretendoi se nuk mund të ngriheshin dyshime për të ardhurat që kishin shërbyer për ndërtimin e banesës. Sipas Boçit, si burim kishin shërbyer edhe letrat me vlerë që i kishte disponuar e ëma.

Në seancë u evidentua një apartament me sipërfaqe 71 m2 në Tiranë, në pronësi të bashkëshortes së Boçit. Për këtë pasuri, subjekti ka deklaruar se bashkëshortja zotëron ½ pjesë takuese të të atit, të përfituar me trashëgimi testamentare.

Relatori Hamitaj vërejti se në testamentin e babait të ndjerë të bashkëshortes së subjektit përcaktohet apartamenti në Tiranë do të trashëgohet vetëm nga vajza e tij, ndërsa pasuritë e tjera i ka ndarë në mënyrë të barabartë mes gjithë trashëgimtarëve.

KPK vëren se apartamenti është blerë nga vjehrri i ndjerë i Boçit në vitin 2012 kundrejt çmimit 9.5 milionë lekë. Nga hetimi, Komisioni ka konstatuar se prindërit e bashkëshortes së subjektit nuk kanë pasur burime financiare të mjaftueshme për krijimin e kësaj pasurie.

“Nisur nga mungesa e burimeve financiare dhe rrethanat e tjera duket se blerja dhe regjistrimi në emër të vjehrrit dhe kalimi tek bashkëshortja e subjektit të rivlerësimit janë bërë me qëllim fshehjen e burimeve të kësaj pasurie,” pohoi Hamitaj.

Subjekti i kundërshtoi gjetjet e Komisionit dhe deklaroi se me dëshminë testamentare ishin njohur në vitin 2017 dhe se bashkëshortja e tij e kishte deklaruar pjesën e saj takuese në këtë pasuri.

“Pronar nuk të bënë regjistrimi i pasurisë, por kontrata e blerjes. Vjehrra është bashkëpronare dhe pjesën e saj ia lë trashëgimi kujt të dojë ajo”, theksoi Boçi.

Vëzhguesi ndërkombëtar, Tonci Petkovic vërejti se vjehrri i subjektit kishte jetuar gjatë gjithë kohës në Gjirokastër, ndërkohë që në moshë të thyer kishte blerë apartamentin në Tiranë. Ai e pyeti Boçin se përse e kishte kryer vjehrri këtë investim dhe subjekti shpjegoi se kishte dashur të jetonte pranë djalit në Tiranë.

Boçi u pyet lidhur me një shtëpi banimi dhe truall në një fshat të Bashkisë Gjirokastër, pasuri për të cilën ka deklaruar se është në gjendje të pabanueshme. Sipas Hamitajt, subjekti nuk mund të justifikohet për mosdeklarimin e kësaj pasurie me pretendimin se nuk është e regjistruar, ndërkohë që e ka pasqyruar në deklaratën veting me të njëjtin status.

Subjekti deklaroi në seancë se shtëpia kishte qenë e rrënuar që prej vitit 2003. Ai vërejti se pasaktësitë rridhnin si pasojë e përgjigjeve të ndryshme të dërguara nga institucionet përkatëse. Në përgjigje të pyetjeve të Komisionit për të qartësuar situatën, Boçi deklaroi se pjesa e rrënuar i përkiste atij, ndërsa objekti funksional ngjitur ishte e djalit të xhaxhait.

Boçit i janë kërkuar shpjegime për mosdeklarimin e burimeve të shpenzuara për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 57 m2 në Gjirokastër nga vajza e tij dhe bashkëjetuesi i saj, kundrejt çmimit 2 milion lekë. Sipas Hamitajt, subjekti ka shpjeguar se vajza ishte shkëputur prej trungut familjar prej vitit 2013 dhe se nuk kishte pasur detyrim për ta deklaruar.

Nga analiza financiare paraprake ka rezultuar se vajza e subjektit dhe bashkëjetuesi i saj janë gjetur me balancë negative në shumën 1.8 milionë lekë për blerjen e apartamentit në Gjirokastër.

Për blerjen e një apartamenti tjetër në Sarandë nga vajza dhe bashkëjetuesi i saj për çmimin 3.5 milionë lekë, ku si burim krijimi ka shërbyer edhe një kredi në shumën 2 milionë e 950 mijë lekë, nuk ka rezultuar balancë negative.

Boçi e cilësoi të pasaktë analizën financiare të Komisionit për blerjen e apartamentit në Gjirokastër nga vajza dhe bashkëjetuesi i saj. Ai deklaroi se vajza e tij ushtron profesionin e ekonomistes dhe ka kryer vetë analizën financiare bazuar në formulën e duhur, prej nga rezulton me balancë pozitive.

Sipas KPK, Boçi ka rezultuar me balancë negative në vlerën 400 mijë lekë për blerjen e një automjeti tip Benz për çmimin 600 mijë lekë dhe në pamundësi në shumën 92 mijë lekë për krijimin e një depozite 2.3 milionë lekë.

Nga analiza financiare e përgjithshme ka reuzltuar balancë negative në vlerën totale 2.1 milionë lekë për familjen e subjektit të rivlerësimit dhe 900 mijë lekë për vajzën e tij në blerjen e apartamentit në Gjirokastër.

Boçi pretendoi se kishte vërtetuar se kishte pasur burime të ligjshme për blerjen e Benz-it dhe se për krijimin e depozitave kishin shërbyer dëmshpërblimet si i përndjekur politik që i kishte përfituar si trashëgimtar.

Ai këmbënguli se analiza financiare e përgjithshme e kryer prej tij rezulton me balancë pozitive dhe kërkoi konfirmimin në detyrë duke pretenduar se kishte arritur nivel të besueshëm. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më 10 maj, në orën 09:15.