Prokurori i Tiranës, Armand Gurakuqi paraqiti të hënën më 27 tetor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA parashtrimet e tij lidhur me një hua dhe një kontratë bashkëpunimi të bashkëshortes së tij, për të cilat Kolegji vendosi vijimin e gjykimit në seancë publike, me qëllim konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike […]
Lajme
Prokurori Elidon Hysenaj drejt konfirmimit në KPA
Drejtuesi i SPAK kërkon lënien në fuqi të vendimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Elidon Hysenaj. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare shtesë në çështjen e vetingut të prokurorit Hysenaj, prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, deklaroi të premten më 24 tetor, se mbeten ende të paqarta qëndrimet e subjektit […]
KPA shkarkon nga detyra prokuroren Mirela Zavalani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 24 tetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Mirela Zavalani, duke e gjetur të drejtë kërkimin përfundimtar të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, për largimin e këtij subjekti rivlerësimi nga sistemi i drejtësisë. Mirela Zavalani u konfirmua në detyrë më 15 qershor […]
Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 17 tetor vendimin për pushimin e gjykimit të çështjes së vetingut të prokurorit të Tiranës, Ylli Pjetërnikaj, prej nga mori formë të prerë konfirmimi i tij në detyrë. Prokurori Ylli Pjetërnikaj u konfirmua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 27 prill të vitit 2023, […]
Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 17 tetor vendimin për pushimin e çështjes së vetingut të prokurorit Gentian Habazaj, duke lënë në fuqi konfirmimin e tij në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Prokurori Gentian Habazaj u konfirmua në detyrë më 31 janar të vitit 2024, pasi Komisioni i Pavarur […]
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurores Mirela Zavalani
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, kërkoi të enjten më 16 tetor në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Mirela Zavalani, për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe për cënim të besimit të publikut. Subjekti i kundërshtoi konkluzionet e drejtuesit të SPAK për deklarime kontradiktore, ndërkohë që përfaqësuesja e saj […]





