Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të mërkurën më 25 qershor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurores së Tiranës, Eranda Laze. Parashtrimet për shkaqet e ankimit të ushtruar nga Komisioneri Publik Florian, Ballhysa ndaj konfirmimit të prokurores Laze u paraqitën nga prokurori Adnand Xholi i cili përfaqëson në këtë proces drejtuesin […]
Lajme
KPA njihet me pretendimet për mangësi profesionale të Elona Alvorës
Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në procesin e vetingut të prokurores së Vlorës, Elona Alvora, si dhe kjo e fundit paraqitën të martën më 24 qershor para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit qëndrimet e tyre lidhur me gjetjet në disa çështje të hetuara prej subjektit. Prokurorja Elona Alvora u […]
KPA njihet me parashtrimet në vetingun e prokurorit Genci Mane
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 24 qershor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Fierit, Genci Mane. Prokurori Adnand Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në këtë çështje, tha se i qëndronin ankimit dhe kërkoi ndryshimin vendimarrjes së Komisionit për konfirmimin e subjektit në […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Çlirim Sino
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 23 qershor vendimin për lënien në fuqi të largimit nga detyra të prokurorit të Fierit, Çlirim Sino. Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA-së, i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama e Mimoza Tasi, pas shqyrtimit […]
KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të enjten më 19 qershor lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Petrit Hysa. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit, i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Ina Rama […]
Drejtuesi i SPAK tërhiqet nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit Robert Kote
Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, Altin Dumani në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Robert Kote, u tërhoq nga kërkesa për shkarkim dhe kërkoi para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualfikimit për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi. […]






